E diel, Gusht 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Rama prezantoi planin për të dalë nga kriza energjitike, reagon Lulzim Basha

Rama prezantoi planin për të dalë nga kriza energjitike, reagon Lulzim Basha

0
47
Zjarr Televizion Adccccc

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, pasi Kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e sotme planin me 3 pika të qeverisë për daljen nga kriza e furnizimit të energjisë elektrike.

Basha akuzoi Kryeministrin se ka shpikur krizën për të fshehur vjedhjen e bërë, duke mos kursyer sulmet edhe ndaj OSHEE.

Kryedemokrati madje i kthehet dhe tërmetit dhe pandemisë, duke e akuzuar Ramën se po fsheh vjedhjet e bëra njësoj sicc bëri në dy krizat e mëparshme.

“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan Basha.

Ditën e sotme, kryeministri Rama deklaroi se qeveria ka një plan me 3 pika për daljen nga pika që përfshin mosndërprerjen e energjisë; jo rritje të ccmimit për familjet dhe biznesin e vogël; dhe krijimin e një fondi likuid që do menaxhohet nga OSHEE për të zbatuar dy pikat e para.

Zjarr Tv Ad