Reagon Rama pas përshkallëzimit të protestës: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët?

Share

Studentët  kanë përshkallëzuar protestën përpara kryeministrisë. Tashmë studentët janë ndarë në grupe për të bllokuar rrugët kryesore.

Ata kanë marrë vendim për t’u zhvendosur tek kryqëzimi i “Zogut të Zi” dhe te zona e “Dollarit” janë duke përshkuar mespërmes sheshin ‘Skënderbej”.

Menjëherë pas përshkallëzimit të protestës nga ana e studentëve duke bllokuar rrugët, kryeministri Edi Rama ka thyer sërish heshtjen.

Përmes një postimi në ‘Tëitter’ Rama pyet me ironi ata që sipas tij i ka mësuar Kryemadhi dhe Basha që të bllokojnë rrugën, se çfarë borxhi i kanë qytetarët.

“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”, shkruan Rama.

Në orën 14:20, ashtu siç e kishin paralajmëruar më herët, protestuesit të stacionuar tek Kryeministria, u ndanë në tre grupe, ndërsa në shenjë përshkallëzim për mosplotësimin e 8 kërkesave të tyre, duke bllokuar tre pika kyçe në Tiranë. Disa prej protestuesve u nisën drejt Bankës së Shqipërisë, disa të tjerë tek Zogu i Zi dhe disa të tjerë tek kryqëzimi afër Kryeministrisë. Ende nuk dihet afati se sa do të qëndrojnë të bllokuara këto rrugë.

Read more

Local News