E hënë, Maj 18, 2026
Ballina Aktualitet Salianji depoziton zyrtarisht kërkesën në PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar

Salianji depoziton zyrtarisht kërkesën në PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar

0
12
Ish deputeti Ervin Salianji duke folur per gazetaret ne ambientet e Partise Demokratike pasi gjykata e Fierit vendosi te ndryshoje masen e sigurise ne "liri me kusht". Salianji ka vuajtur 9 muaj e gjysme nga denimi njevjeçar per kallezim te rreme./r/n/r/nFormer MP Ervin Salianji speaking to journalists at the Democratic Party premises after the Fier court decided to change his security measure to "conditional release". Salianji has served 9 and a half months of a one-year sentence for false reporting.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka depozituar kërkesë zyrtare pranë Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, ku kërkon shpalljen të pavlefshme të çdo vendimmarrjeje për përjashtimin e tij nga partia, si edhe anulimin e vendimit nr.120, datë 1 maj 2026, të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Në dokumentin voluminoz, Salianji pretendon se kandidatura e tij për kryetar të PD-së është penguar në mënyrë të paligjshme, duke deklaruar se dokumentacioni i dorëzuar fizikisht, me postë dhe email, nuk është marrë në shqyrtim.

Ai kundërshton gjithashtu pretendimet për përjashtimin e tij nga anëtarësia dhe kërkon që çdo vendim i tillë, nëse ekziston, t’i vihet në dispozicion për ndjekjen e procedurave statutore.

Në kërkesë, Salianji ngre edhe pretendime për mospërputhje statutore në kandidimin e Sali Berisha për kreun e PD-së, duke kërkuar shqyrtim të plotë nga organet statutore të partisë dhe zhvillimin publik të çdo seance dëgjimore mbi çështjen.

Dokumenti mbyllet me kërkesën për shfuqizimin e vendimeve që, sipas Salianjit, bien ndesh me statutin dhe me parimet demokratike të funksionimit të partisë.

Kujtojmë se Mereme Sela ka paditur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës Partinë Demokratike me argumentin se u përjashtua nga gara me një vendim të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale. Në padi po ashtu thuhet se organet e partisë kanë lejuar kandidimin e Sali Berishës, në kundërshtim flagrant me ndalimin e parashikuar në statut, pasi neni “Basha” (neni 46) sanksionon se kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

Zjarr Tv Ad