E hënë, Gusht 24, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Serbët bllokojnë rrugët në pikat kufitare të Jarinjës dhe Merdares, Ministria e...

Serbët bllokojnë rrugët në pikat kufitare të Jarinjës dhe Merdares, Ministria e Kosovës thirrje qytetarëve

0
76

Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi mbrëmjen e djeshme bllokimin e kalimit në pikat kufitare të Jarinjës dhe Merdares, në kufi me Serbinë.

Shkak për këtë janë protestat që po mbahen në anën serbe dhe se nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe as i kamionëve që udhëtojnë nga Kosova.

Në rrjetet sociale raportohet se shkak për bllokimin e qarkullimit janë bërë drejtuesit e kamionëve me targa serbe që nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë dhe që tani kanë bllokuar të gjithë qarkullimin.

Ministria thotë se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave, ndaj këshillojnë udhëtarët që të zgjedhin pika doganore të tjera për të kaluar kufirin.

Zjarr Tv Ad