E mërkurë, Korrik 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina 360 grade SERIE A, JUVE FITON ME SASSUOLON. MILANI NGEC NGA NJË AUTOGOL

SERIE A, JUVE FITON ME SASSUOLON. MILANI NGEC NGA NJË AUTOGOL

0
228
Zjarr Televizion Adccccc

Juventusi është treguar i pamëshirshëm në këtë javë të 23-të të Serie A, duke shënuar plot 7 gola në portën e rivalit të radhës, Sassuolo, në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium” të Torinos. Një ndeshje që, ndonëse u vendos që në 45 minutat e para të lojës, kur u shënuan 4 gola nga Alex Sandro, Khedira me dygolësh dhe Miralem Pjaniç, pa bardhezinjtë të vendosnin diktatin e tyre edhe në pjesën e dytë, kur Higuain shënoi tri herë emrin e tij në tabelën e golashënuesve. Me këtë fitore prepotente, Juventusi ngjitet në krye të Serie A, me 59 pikë të grumbulluara, në pritje të reagimit të Napolit në sfidën e mbrëmjes ndaj Beneventos, në transfertë. Ndërkohë, Milani nuk mundi të ruajë avantazhin e sigluar nga Suso vetëm 9 minuta pas fillimit të lojës në takimin me Udinesen, në Friuli, e në pjesën e dytë jo vetëm që mbeti në inferioritet numerik si pasojë e ndëshkimit me të kuq të mbrojtësit Calabria, por pa portierin Donnarumma t’i bënte “gjëmën” skuadrës së tij, me një autogol. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso humbën kështu rastin t’i afroheshin Sampdorias së vendit të gjashtë, duke mbetur tashmë në të tetin, pas Atalantës. Në ndeshjet e tjera të Serie A, bergamaskët ku aktivizohet edhe Etrit Berisha mposhtën 1-0 Chievon, Fiorentina triumfon 2-1 ndaj Bolognas në transfertë, ndërsa Cagliari mori një fitore të pastër 2-0 ndaj Spalit.

Zjarr Tv Ad