E diel, Gusht 2, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shiste radio si të Policisë në internet, 28 vjeçarja nga Tirana e...

Shiste radio si të Policisë në internet, 28 vjeçarja nga Tirana e pëson keq (FOTO)

0
121
Zjarr Televizion Adccccc

Një 28 vjeçare nga Tirana është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Tiranës, pasi shiste në internet radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.

15 radiot e dërguar me postë janë sekuestruar gjatë kontrollit në një makinë shërbimesh postare, ndërsa materialet për të renë nga Tirana i janë dërguar Prokurorisë. 28 vjeçarja akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Receiver”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases:

– M. Gj., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet për shërbime postare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pako, brenda së cilës kishte 15 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo pako ishte dërguar nga shtetasja M. Gj., e cila i reklamonte dhe i shiste këto radio, që dyshohet se janë futur kontrabandë, në një faqe online, dhe dërgesat i bënte nga shërbime postare, veprimtari të cilën nuk e kishte regjistruar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15 radiot. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad