E hënë, Gusht 24, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shtatë të mbytur pas përmbysjes së barkës me emigrantë në ishullin Lesbos

Shtatë të mbytur pas përmbysjes së barkës me emigrantë në ishullin Lesbos

0
23

Athinë – Dy fëmijë, katër gra dhe një burrë u mbytën kur një anije që i mbartte ata u përmbys në ishullin grek të Lesbos të martën, tha roja bregdetare.

57 të tjerë u shpëtuan në operacionin që po vazhdon ende këtë mëngjes. Nuk janë dhënë hollësi mbi identitetin apo kombësinë e viktimave.

Shumë refugjatë dhe emigrantë përpiqen të kalojnë detin Egje nga Turqia, një udhëtim i shkurtër por i rrezikshëm i goditur shpesh nga moti i keq.

 

Zjarr Tv Ad