E shtunë, Prill 25, 2026
Ballina Aktualitet Shtyhet seanca në Kushtetuese, Dervishaj kërkon kohë për t’iu përgjigjur 70 pyetjeve...

Shtyhet seanca në Kushtetuese, Dervishaj kërkon kohë për t’iu përgjigjur 70 pyetjeve drejtuar Metës

0
56

Është shtyrë sërish seanca për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, në Gjykatën Kushtetuese.

Shkak është bërë sasia e madhe, prej 70 pyetje që trupa i drejtoi përfaqësuesve të presidentit Meta. Bledar Dervishaj ka kërkuar më shumë kohë, ndërsa seanca e radhës u caktua për ditën e hënë në orën 10:00.

“Në Kushtetutën tonë, që në preambul përmendet parimi për një proces të rregullt ligjor. Dhe kur një proces i rregullt nuk u realizua, ne s’kemi çfarë të merremi me gjë tjetër.

Kuvendi inicioi një proces fiktiv me urdhër, nuk ishin nga ato që ta diktonin ngritjen, pasi nuk ka pasur lëndë. Ishte një material i depozituar i madh, bashkë me prova rreth 170 faqe. Presidenti ka kërkuar që ky shqyrtim kushtetues të përfundonte brenda legjislaturës së vjetër”, deklaroi përfaqësuesi i Metës, Dervishaj, në përfundim të seancës.

Zjarr Tv Ad