E shtunë, Gusht 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shtyhet sërish vendimi për Sali Berishën, ja kur do të zhvillohet seanca...

Shtyhet sërish vendimi për Sali Berishën, ja kur do të zhvillohet seanca e radhës

0
36
Zjarr Televizion Adccccc

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’.

Seanca e radhës do të zhvillohet të shtunën 30 dhjetor në orën 12:00.

Shtyrja është bërë për t’i dhënë mundësi avokateve mbrojtës të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues.

Kujtojmë që SPKA ka kërkuar për Sali Berishën caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kjo pasi ish-kryeministri nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.

Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Zjarr Tv Ad