E diel, Korrik 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina 360 grade Sipas Kodit Penal, Tahiri do të rrezikonte deri në 32 vite burg

Sipas Kodit Penal, Tahiri do të rrezikonte deri në 32 vite burg

0
580
Zjarr Televizion Adccccc

Prokuroria për Krime të Rënda e akuzoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahirin për dy vepra të rënda penale, atë të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Por, nëse i referohemi Kodit Penal dhe neneve për këto vepra penale, ish-ministri, të cilit pritet t’i hiqet edhe imuniteti rrezikon maksimumi 32 vjet burg, dhe minimumi i caktuar në Kod për këto vepra, është 14 vjet burg.

Sot prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi Kuvendit t’i heqë imunitetin e deputetit Saimir Tahiri pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet italiane për bandën e Habilajve.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

Burimi: Ballkanweb 

Zjarr Tv Ad