E shtunë, Gusht 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet SPAK dorëzon në GJKKO, kërkesën për arrestin me burg të Thoma...

SPAK dorëzon në GJKKO, kërkesën për arrestin me burg të Thoma Gëllçit dhe 3 ish-vartësve të tij

0
59
Zjarr Televizion Adccccc

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ditën e sotme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme, kërkesën ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm Thoma Gëllçin dhe tre ish vartësit e tij për “Arrest me burg”.

Pas dorëzimit të kërkesës do të jetë Gjykata,  ajo e cila do të caktojë orën për zhvillimin e masës së sigurisë, masë e cila pritet të zhvillohet nesër në GJKKO.
Kujtojmë se më 5 tetor SPAK, i kërkoi GJKKO-së vendosjen e masës arrest me burg ndaj ish zyrtarëve, pasi nga përgjimet e kryera kishte marrë indicie që shtetasit që kishin abuzuar me tenderin e kanalit RTSH Agro, mund të dilnin jashtë Shqipërisë.

Gjyqtarja Flora Haradinaj,  firmosi urdhër arrestet të cilat u ekzekutuan pasditen e 7 tetorit.Sipas SPAK, Gëllçi ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera dhe tjera, kanë qenë dy kompani EURO Contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja këto kompani u bë e ditur më herët që kishin mangësi në dokumentacionet që dispononin.

Dy ditë më parë me urdhër të SPSAK u arrestua ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 bashkëpunëtorë të tij.Së bashku me Gëllçin në pranga ranë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.

Zjarr Tv Ad