E premte, Korrik 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kandidati demokrat Gentian Koçi në hetim nga SPAK për krime zgjedhore

Kandidati demokrat Gentian Koçi në hetim nga SPAK për krime zgjedhore

0
19
Zjarr Televizion Adccccc

Kur kanë kaluar vetëm katër ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, SPAK dhe BKH kanë zbritur në terren nga ku kanë filluar dhe hetimet për krimet zgjedhore.

Teksa ditën e djeshme BKH zhvilloi aksion në qytetin e Fierit, në rrjetën e saj ka rënë edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë qark, Gentian Koçi.

Sipas burimeve konfidenciale të Zjarr Televizion, mësohet se SPAK ka ushtruar kontrolle në subjektin e Gentian Koçit, nga ku u sekuestruan telefona, dokumente dhe pamje filmike, në lidhje me krimet zgjedhore.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për këto kontrollet dhe për ‘fatin’ e demokratit Gentian Koçi.

Kujtojmë se SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa në prokuroritë e vendit janë regjistruar 87 kallëzime.

Zjarr Tv Ad