E enjte, Korrik 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Taulant Balla u drejtohet deputetëve të opozitës: Lani gojën mirë kur flisni...

Taulant Balla u drejtohet deputetëve të opozitës: Lani gojën mirë kur flisni për Edi Ramën

0
10
Zjarr Televizion Adccccc

Deputeti Redi Muçi, i cili së bashku me deputetin e Partisë Mundësia, Erald Kapri ishin të vetmit përfaqësues të opozitës të pranishëm në seancën plenare të kësaj të enjteje, pasi Partia Demokratike vijon bojkotin e Kuvendit, ngriti shqetësimin për deklaratat e ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq e cila foli për një “spastrimin etnik të Kosovës”.

Muçi kërkoi një reagim të ashpër nga autoritetet shqiptare, ndërsa kritikoi qeverinë dhe shumicën socialiste për mungesë reagimi ndaj deklaratave të ministres serbe.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, kundërshtoi këtë qëndrim, duke theksuar se pala shqiptare kishte reaguar menjëherë përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila e dënoi publikisht deklaratën.

Sa i përket kritikave të Muçit ndaj kryeministrit Edi Rama dhe marrëdhënieve të tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Balla u shpreh se Rama mbetet i vetmi kryeministër shqiptar që ka folur në Beograd për çështje që lidhen me interesat kombëtare.

“Sa i përket Edi Ramës ti dhe ato shokët e tu duhet të lani mirë sepse është i vetmi kryeministër që çështjen e Kosovës e ka ngritur në mes të Beogradit dhe e ka bërë me dije edhe së fundmi në Bruksel edhe në Beograd në tetor të vitit 2014 që Kosova është shtet i povarur dhe Shqipëria mbështet fuqimisht jo vetëm e ka mbështetur Pavarësinë por mbështesim fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad