E mërkurë, Gusht 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Të lavdishmet SHBA përfaqësohen sot në Tiranë nga një person vendosmërisht qesharak

Të lavdishmet SHBA përfaqësohen sot në Tiranë nga një person vendosmërisht qesharak

0
2458
Zjarr Televizion Adccccc

Nga Genc POLLO

Përfundimisht është e dukshme dhe e qartë: të lavdishmet ShBA përfaqësohen sot në Tiranë nga një person vendosmërisht qesharak (pvq).

Për ShBA ky fakt nuk është problem i madh: as nuk e dinë e as nuk merakosen. Ky është gati si ligji i fizikës për peshat e masat e mëdha. Edhe për një vend të vogël si i yni po të mbetej me kaq nuk do të ishte ndonjë qeder: thjesht dikush do të gajasej e dikush tjetër do te sikletosej nga fremdschaemen.

Druaj se për fat të keq nuk mbetet me kaq: pvq nuk e absorbon dot vetë antipatinë e bezdinë që ai shkakton tek më shumë se gjysma e publikut. Një pjesë e këtij sentimenti negativ derdhet edhe mbi shtetin që përfaqësohet nga ky pvq.

Duke ndikuar në perceptimet e popullit më amerikanofil në Ballkan dhe në Europë. Duke krijuar imazhin e një shteti mistrec, të kapshëm e të kapur. Edhe pse kjo nuk është e vërteta dëmi megjithatë ndodh. Në kohë lufte ky dëm bëhet më i rrezikshëm. Më pak për Amerikën e madhe.

Më humë për Shqipërinë e vogël. Ilaçi kundër dëmit është durimi me dinjitet. Pa reaguar me tepri ndaj pvq. Mundësisht duke e injoruar atë. Dhe duke vazhduar dialogun e bashkëpunimin me persona seriozë. Sepse si çdo problem edhe ky është i përkohshëm.

Kur autorët duan të thonë fremdschämen në anglisht a frëngjisht shpesh e përdorin këtë term të huaj siç e shkruajnë gjermanët. Fremdschaemen është ndjenja e turpit kur t’i sheh sesi një i njohur i yti vihet publikisht në pozitë të sikletshme; shpesh pa e kuptuar.

Për shembull kur sheh një mësues tëndin të gjimnazit, të cilin ti e kujton me respekt, se si e përqeshin kalamajtë e lagjes kur ai kalon rrugës i dehur xurxull e me pantallona të lagura duke mos gjetur dot shtëpinë e vet.

Post Scriptum: fjalën fremdschaemen e kam shpjeguar në një shënim të vjetshëm si vijon: “fremdschaemen” është një glosë në gjermanisht e cila, me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane përfshi edhe shqipen.

Zjarr Tv Ad