E mërkurë, Prill 22, 2026
Ballina Aktualitet Temperatura të larta dhe mot me diell, ja zonat ku nuk do...

Temperatura të larta dhe mot me diell, ja zonat ku nuk do të mungojnë vranësirat

0
101

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme meteorologjike me masa ajrore të thata dhe vlera të larta barike.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare më të theksuara në relievet malore.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 5-7m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 21°C, në zona e ulëta 4 deri 24°C, në zona bregdetare 7 deri 23°C

Zjarr Tv Ad