E enjte, Prill 23, 2026
Ballina LAJME Tha se nuk do të marrë pjesë në samit, Varhelyi takon Vuçiçin...

Tha se nuk do të marrë pjesë në samit, Varhelyi takon Vuçiçin në Beograd: Serbia duhet të jetë në Tiranë në 6 dhjetor

0
53

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë takimit, zyrtari i lartë i BE i ka thënë Vuçiç se Serbia duhet të marrë pjesë në samitin e 6 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë.

Komisioneri i BE-së i kërkoi gjithashtu Serbisë të ndihmojë Bashkimin Evropian për të zbatuar sanksionet e vendosura kundër Rusisë, sanksione, të cilat Serbia ende nuk i ka mbështetur.

“Jemi në një udhëkryq kritik. Procesi i zgjerimit po tërheq vëmendje, por po shohim destabilitet të madh gjeopolitik në kontinentin tonë. Kjo është arsyeja përse zhvillojmë një samit javën e ardhshme në Tiranë, ku liderët do të shkojnë për të diskutuar çështjet e rajonit. Nevojitet gjithashtu që Serbia të jetë në tryezën e Tiranës. Lideri i Serbisë duhet të vijë.”, mësohet të ketë thënë Varhelyi.

Ndërkohë ditën e sotme presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin që do të mbahet të martën në Tiranë, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi politikanin Nenad Rashiç në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, i cili mbahej nga kryetari i dorëhequr i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Ai e akuzoi Kurtin për terror ndaj serbëve të Kosovës, ndërsa informoi Varhelyin se do të marrë një vendim përfundimtar për Samitin e Tiranës gjatë ditëve në vijim.

Zjarr Tv Ad