Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet paraditen e sotme.
Mësohet se një automjet ka përplasur një grua që po kalonte rrugën në zonën e “Ali Demit”, Tiranë.
Gruaja u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë.
Forcat e policisë mbërritën në vend, teksa kanë nisur dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.




