Zhytësit u kthyen në brigjet e lumit Danub të Budapestit të hënën për t’u futur tek rrënojat e anijes me turistë që u përmbys javën e kaluar, pasi u përplas me një anije më të madhe turistësh.
Shtatë nga 33 turistë koreanojugorë humbën jetën kur anija Mermaid u përmbys vetëm shtatë sekonda pas përplasjes me një anije të linjës lundrimit Viking të mërkurën e kaluar.
Shtatë vetë në bordin e anijes Mermaid u shpëtuan, ndërsa 19 shtetas koreano-jugorë dhe dy anëtarë të ekuipazhit të anijes, që të dy hungarezë, rezultojnë të zhdukur.
Rrymat e forta të Danubit dhe pamjet e kufizuara nën ujë, i kanë penguar zhytësit të arrijnë tek anija e mbytur.
Policia hungareze e arrestoi menjëherë pas incidentit kapitenin ukrainas të anijes Viking, nën akuzat për “lundrim të rrezikshëm që shkaktoi një numër të madh vdekjesh.”.
Vazhdojnë kërkimet për viktimat në lumin Danub
Zjarr Televizion Adccccc






