E premte, Korrik 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Veliaj sqaron flamurin me yllin komunist në festivalin “Sunny Hill” dhe i...

Veliaj sqaron flamurin me yllin komunist në festivalin “Sunny Hill” dhe i përgjigjet opozitës: Është parodi artistike! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD

0
300
Zjarr Televizion Adccccc

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me flamurin shqiptar me yllin komunist, i cili u shfaqe në festivalin e Dua Lipës në kryeqytet. Veliaj ka sqaruar se shfaqja e flamurit me yll në festivalin “Sunny Hill” është pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”.

Ai shkruan në Twitter se kënga është një satirë kunder regjimit komunist, e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, lideri i grupit.

Veliaj ka ironizuar edhe zerat e PD që vrapuan ta komentonin këtë ngjarje, duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH qe kane në krye të PD dhe sigurimsin aleat.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.

Zjarr Tv Ad