Vetëplagoset me armë gjahu/ Humb jetën 49-vjeçari në Tiranë

0
15

Një 49-vjeçar është vetëplagosur ditën e sotme me armë gjahu.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Rreth orës 14:50, në rrugën “Skënder Jareci”, dyshohet se si pasojë e depresionit  është vetëplagosur  në banesë  me armë gjahu  shtetasi A. B., 49 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e plagëve të marra,shtetasi A. B ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor  po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad