E martë, Korrik 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Vihet në sekuestro preventive toka në Radhimë me vlerë 2.3 milionë euro

Vihet në sekuestro preventive toka në Radhimë me vlerë 2.3 milionë euro

0
146
Pushues duke bere banjo dielli ne plazhin e Radhimes ne Vlore. Ndonese temperaturat e larta kane filluar prej disa ditesh, plazhet ne vijen bregdetare nga Uji i Ftohte deri ne Orikum, jane pothuajse bosh. /r/n/r/nPeople sunbathing on the beach of Radhime, near the city of Vlore. Although the high temperatures have started for some days the beaches from Uji i Ftohte to Orikum are still almost empty.
Zjarr Televizion Adccccc

Një sipërfaqe toke në Radhimë me vlerë 2.3 milionë euro është vënë në sekuestro preventive si pasuri e përfituar nga veprimtaria kriminale.

“Ky sekuestrim pasuror u bë në kuadër të hetimit ndaj shtetasit A. L., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve.Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikimit të dokumenteve” informoi policia e Vlorës.

Ndaj kësaj sipërfaqeje toke 23 000 m2 e mbjellë me pemë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte vendosur masën e sigurisë pasurore “sekuestro preventive”

Veprimet e mëtejshme ndiqen nga ana e Prokurorisë.

Zjarr Tv Ad