E enjte, Prill 16, 2026
Ballina Aktualitet Vijon përplasja brenda “Foltores”, Kokalari shton sulmet ndaj Këlliçit, akuzon deputetin se...

Vijon përplasja brenda “Foltores”, Kokalari shton sulmet ndaj Këlliçit, akuzon deputetin se kërkon të kapë Kryesinë e PD dhe kreun e FRPD

0
47

Përplasja Kokalari-Këlliçi vijon, teksa aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës që bëri mbrëmjen e djeshme në “Intervistë me Merita Haklaj” deputeti demokrat Belind Këlliçi. Ai u shpreh se është para zgjedhjeve vendosure duhet të vendoset nëse PD do të drejtohet nga një individ, apo nga një triumvirat, 3-5 kryetarë.

Kokalari shkruan e Këlliçi e do PD-në për vete dhe shokun e tij të fëmijërisë Besart Xhaferin.“Hë mo, ju thashë? Tullumbaci do kryesinë e PD-së për vete dhe atë të FRPD për shokun e fëmijërisë Besart Xhaferin. Kryetari i ri duhet të zgjidhet para zgjedhjeve vendore. Duhet të kemi një lidership të qartë. Duhet të kem pikëpyetjen nëse duhet të jetë një triumvirat apo një individ”, shkruan Kokalari.

Postimi i Evi Kokalarit:

Zjarr Tv Ad