E mërkurë, Korrik 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Vrasja me armë zjarri në Lezhë për motive pronësie, kush është viktima...

Vrasja me armë zjarri në Lezhë për motive pronësie, kush është viktima dhe i dyshuari

0
57
Zjarr Televizion Adccccc

Krimi i ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Mërqisë në Lezhë, ka motive pronësie mbas.

Kështu si pasojë e të shtënave, gjeti vdekjen 64-vjeçari Gjin Marku, i cili sapo kishte shkuar në arë.

Ai është konfliktuar me autorin e dyshuar Tonin Gj., të cilin e kishte mik familje, nga fshati Kashnjet, Lezhë, duke bërë që ky i fundit ta qëllojë për vdekje me armë.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një kamioçinë e ngarkuar me bar, e cila ishte ngarkuar nga viktima.

Aktualisht uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po vijon puna për kapjen e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad