E premte, Korrik 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Ylli Manjani ia plas së qeshurës, tregon vendimin që nxjerr ‘zbuluar’ Edi...

Ylli Manjani ia plas së qeshurës, tregon vendimin që nxjerr ‘zbuluar’ Edi Ramën: Kjo ishte për ata trutharët…

0
2894
Zjarr Televizion Adccccc

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar të mërkurën për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, duke theksuar se kryeministri Rama e injoroi apelin euroatlantik, për të ndaluar emërimin e shefes së këtij institucioni.

Postimi i plote

“Doni më prova për të kuptuar se kush nuk i pyet fare ambasadorët e huaj?!

Po kur i thonë “aleatët tanë”? Hahahahahahahahahahah

Ai as i ka pyetur ndonjëherë e as ka ndërmend ta bëjë. Dhe zotin ja luan, me thënë të drejtën!

Ai thjesht i përdor ata, ambasadorët pra, që nuk rreshtin së bëri zëdhënien e atij që nuk i pyet…

Jo vetëm nuk i pyet, por i shpall dhe fajtor për të gjitha dështimet e veta ndaj vendit që qeveris. Presidentin e Amerikës e quajti “turp i njerëzimit” madje…

Nuk kam asnjë surprizë, por thjesht desha tu sjell në vemendje atyre trutharëve që besojnë se ambasadorët kanë çdo gjë në dorë në këtë vend…

Tjetër kush i ka frerët e kërij vendi në dorë. Merruni me të po deshët të merreni. Përdryshe, mos na hapni barkun me aleatë e ambasadorë!

Nuk qeveriset asnjë vend në këtë rruzull nga ambasadorët. Asnjë! Dhe Shqipëria nuk është përjashtim.

Ndërkohë Armela ta gëzojë detyrën e re që ja dha sot parlamenti monist, të cilin e kemi peshqesh edhe nga ambasadorët…

Zjarr Tv Ad