E shtunë, Prill 25, 2026
Ballina Aktualitet Zjarr në kodrat e Patosit/ Era ndihmon flakët, digjen dhjetëra rrënjë ullinj

Zjarr në kodrat e Patosit/ Era ndihmon flakët, digjen dhjetëra rrënjë ullinj

0
29

Një zjarr ka rënë në vendin e njohur si “burimi e lajthisë” në Dukas të Patosit. Raportohet se era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në grykën e kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se po digjen ullinj të rinj dhe shekullorë.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Zjarr Tv Ad