Sot në Kuvendin e Serbisë do të mbahet konferenca për “Ballkanin e Hapurr”.
Në mbledhje do të marrë pjesë online, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov, si dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar.
Konferencën dhe fjalën fillimisht do ta mbajë kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godrfi dhe deputeti dhe themeluesi i Kongresit të Miqësisë Serbo-Amerikane, Vladimir Marinkoviç
Në këtë konferencë do të prezantohen rezultatet e sondazhit rajonal të opinionit publik dhe rezultatet e analizës ekonomike të iniciativës “Open Balkan”.
Takimi i radhës pritet që të zhvillohet në muajin dhjetor në Tiranë për të deklaruar fitoret e deritanishme, duke premtuar se pas një viti e gjysmë nuk do të ketë asnjë pengesë në kufi.