Një studente 21-vjeçare nuk mundi të përjetonte dot stresin që kaloi në qeli për një aksident rrugor që kishte shkaktuar, duke i dhënë fund jetës. Katie Allan nga Glasgow i Skocisë, qëndroi në burg për 16 muaj pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe përplasi një nxënës 15-vjeçar.
Ajo kishte shfaqur shenja stresi dhe depresioni për shkak të situatës që kishte përjetuar në qeli, madje kishin filluar t’i binin edhe flokët. Prindërit e 21-vjeçares thonë se vajza e tyre ishte përdorur nga autoritetet e burgut dhe ngacmuar nga të burgosurat e tjera, të cilat e kishin detyruar studenten që të qëndronte nudo kur ato po stërvisnin oficere të reja femra.
Sipas prindërve, Katie u detyrua të qëndronte lakuriq kur gardianet po diskutonin. 21-vjeçarja ishte në stres dhe e kishte përjetuar keq atë incident, deri sa vendosi t’i jepte fund jetës. Mamaja e vajzës, Linda kujton herën e fundit kur pa 21-vjeçaren gjallë.
“Katie ishte keqtrajtuar dhe ishte në gjendje të rëndë. I kishin rënë flokët. U lejua që të takonte një specialist, por më pas ishte akoma më shumë e mërzitur. Ajo më kishte thënë se e kishin trajtuar si një copë mishi. Ajo ishte e rraskapitur dhe nuk kishte fjetur”, thotë e ëma.
Linda tregon gjithashtu se vajza e saj nuk mund të denonconte atë që i kishte ndodhur pasi kishte frikë nga oficerët e burgut. Mamaja e saj foli me një oficere burgu dhe i shpjegoi se ishte e shqetësuar për vajzën e saj. Gardiania i tha të mos shqetësohej duke e siguruar se do ta zgjidhte ajo problemin, por të nesërmen Katie u gjet e vdekur në qeli. Studentja e kishte dhënë fund jetës për shkak të incidentit që i kishte ndodhur.
Prindërit e vajzës shprehen se bija e tyre ishte ngacmuar nga gardianet e burgut që e detyruan të dilte nudo, madje kishte rënë disa herë pre e keqtrajtimeve nga të burgosura të tjera. Ata thonë se kishin kërkuar që Katie t’i nënshtrohej kontrolleve dhe t’i ofrohej shërbim për shëndetin e saj mendor, mirëpo këto kërkesa ishin refuzuar.
Autoritetet e burgjeve në Skoci thanë se nuk mund të bëjnë asnjë koment për rrethanat e ngjarjes, deri sa të zbulohet tërësisht se çfarë ka ndodhur.