Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një grua dyzetvjeçare nga Hamburgu i Gjermanisë, e lodhur nga bashkëketesa me bashkëshortin, ditën e Krishtlindjeve, vendosi ta vërë në shitje në e Bay.
Lajmin e bën të ditur “Berliner Morgenpost”.
“Bashkëshort i përdorur”, ky ishte titulli i lajmërimit, i cili vazhdonte kështu:
“Kam kuptuar se nuk përputhemi dhe e dorëzoj me qejf. Marrja e tij është e mundur edhe sot, kështu mund ta provoni nesër për Shën Stefan, pa kusur.”
Çmimi? 18$, të diskutueshme.
Për “Berliner Morgenpost”, gruaja rrëfeu: “Pas shtatë vjet martesë, isha e ‘ngopur’ dhe më 25 dhjetor vendosa ta vë në shitje.”
“Lajmërimi shkoi shumë mirë”, ka specifikuar 40 vjeçarja, “pata edhe reagim shumë pozitiv”.
Lajmërimi u fshi të nesërmen.