Shkencëtarët në Universitetin e Floridës bënë një zbulim të jashtëzakonshëm që mund të mundësojë eksplorimin e hapësirës dhe të ndihmojë studiuesit në këtë drejtim.
Bimët mund të rriten në hirin hënor. Kjo deklaratë e thjeshtë është shumë e rëndësishme dhe hap një derë për eksplorimin e mundshëm të Hënës dhe Marsit në të ardhmen duke përdorur burime natyrore.
Robert Ferl është profesor në departamentin e Shkencave të Hortikulturës në Universitetin e Floridës deklaroi se: “ Gjithcka nisri rreth 50 vite më parë me eksperimentet e para që u zhvilluan në laboratorët e Apollos. Në atë kohë u ngritën dy pyetje. A mund të rriten bimët në hirin hënor? Dhe nëse po, a do të na hynte në punë kjo gjë ne njerëzve një ditë?
Përgjigja për pyetjen e parë është një po e fuqishme. Bimët mund të rriten në regolitin hënor. Ato nuk janë aq të fuqishme sa bimët e rritura në tokën e planetit tonë. Apo ato të rritura nga studiuesit në një simulant hënor të bërë nga hiri vullkanik. Por ajo që është e rëndësishme është se bimët mund të rriten në një habitat të tillë. Dhe duke studiuar se si bimët reagojnë në mostrat hënore, ekipi shpreson t’i përgjigjet edhe pyetjes së dytë, duke i hapur rrugën astronautëve të ardhshëm që të rritin bimë të pasura me lëndë ushqyese në sipërfaqen e Hënës.
Studiuesit deklaruan më 12 maj të këtij viti se kishin mbjellë farat e një bime të quajtur Arabidopsis thaliana në 12 kontejnerë të vegjël, secila me një gram tokë hënore, e quajtur më saktë regolit hënor, dhe panë se si ato mbinin dhe rriteshin. Regoliti hënor, në grimcat e mprehta të pluhurit dhe mungesën e materialit organic. Ky material ndryshon shumë nga toka e planetit tonë, kështu që nuk dihej nëse farat do të mbinin apo jo.
“Kur pamë për herë të parë se filizat e mbjella mbinë në të gjitha mostrat, të gjithë u emocionuam pa masë” tha profesorja e shkencave të kopshtarisë Anna-Lisa Paul, drejtoreshë e Qendrës Ndërdisiplinore të Universitetit të Floridës për Kërkime Bioteknologjike. Ky është një zbulim që do të sjell një revolucion të vërtet në eksplorimin e planeteve të sistemit tonë diellor.
Tashmë austronautët do të kenë mundësi që ti mbjellin farërat edhe në mjedise të tjera të cilat në një të ardhme jo shumë të largët mund të popullojnë Hënën dhe Marsin.