“Zhduket” Tina Turner nga shëtitorja e Durrësit, ngelen vetëm këpucët

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Statuja e këngëtares Tina Turner ka braktisur kolegët Bob Dylan, Mick Jagger dhe John Lennon, ndërsa është “zhdukur” nga shëtitorja Taulantia në Durrës.

Qytetarët e habitur kanë parë në orët e para të mëngjesit se instalacionit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili mes polemikash vendosi të përjetësonte në qytetin bregdetar “”playlist”-ën e tij të preferuar, i mungonte këngëtarja me zërin magjik.

Mësohet se statuaj është dëmtuar nga persona të paidentifikuar, e për këtë arsye është zhvendosur në një vend tjetër për t’u riparuar. Megjithatë s’përjashtohet mundësia të jetë tentuar grabitja për riciklim të metalit.

Zjarr Tv Ad