8 gjërat që femrat nuk i dinë për menstruacionet (Foto)

0
1573
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Menstruacionet janë pjesa më e rëndësishme e femrave , ato “jetojnë” me femrat për dekada. Zakonisht femrat e reja 12-13 vjeçare i përjetojnë për herë të parë, edhe pse fazën e pubertetit e përjetojnë edhe më herët.

Sipas hulumtimeve femrat gjatë dekadave të menstruacioneve përdorin rreth 11 mijë e 800 peceta higjenike.

Këtu janë 8 gjera rreth menstruacioneve që shumica e femrave mund të mos i dinë por që duhet t’i dinë patjetër, shkruan huffingtonpost, transmeton

  1. Femrat mendojnë se të gjitha femrat e përjetojnë njëjtë periudhën e menstruacioneve

Shumica e adoleshenteve që kalojnë nëpër periudhat menstruale nuk e kanë idenë se ato janë shumë të vështira ose që ka mënyra të ndryshme për t’i kontrolluar ato.

Ato mendojnë që të gjithë po e përjetojnë në mënyrë të njëjtë, dhe nuk mund të bëhet asgjë për t’i kontrolluar. Është e natyrshme rrjedhja e gjakut gjatë ditëve të para, dhe kjo është pjesa më e vështirë. Por, nëse mendoni se keni rrjedhje të madhe të gjakut, dhe nëse kjo kohë zgjatë më shumë se shtatë ditë, ju duhet të konsultoni një mjek për t’i shqyrtuar mundësitë tuaja.

  1. Bëhuni gati dhe merrni mjekimin përpara se ato të ju fillojnë

Për femrat të cilët këtë periudhë e “përjetojnë rëndë”, duhet të jenë të kujdesshëm që të marrin ilaçet e tyre përpara se ato të fillojnë.

Nëse menstruacionet i keni të rregullta dhe për shembull e dini që ju fillojnë të mërkurën ose të enjten, duhet të filloni trajtimin mjekësor të martën, në mënyrë që ta merrni hapin kryesor. Hulumtimet tregojnë se edhe ndryshimi i stilit jetësor, duke bërë ushtrime dhe duke bërë gjumë të rregullt, ose duke ngrënë ushqim të rregullt dhe relaksim të trupit mund të jenë mënyra të tjera për t’i lehtësuar ditët tuaja të periudhës menstruale.

  1. Mos mbani veten larg aktiviteteve tuaja normale

Në shumicën e rasteve, menstruacionet tuaja nuk duhet të ju mbajnë larg aktiviteteve tuaja normale. Studimet tregojnë se 90 për qind e femrave do të përjetojnë disa simptome të lehta. Dhe 10 ose 20 për qind kanë ndërhyrje në aktivitetet e tyre normale.

  1. Ju mund të mbeteni shtatzënë kur jeni me menstruacione

Është shumë e vështirë, por është e mundshme që ju të mbeteni shtatzënë gjatë periudhave tuaja. Disa prej femrave kanë periudha të gjata dhe bllokim që fillon nga ovulacioni, edhe pse ato edhe më tutje janë me menstruacione. Femrat me menstruacione me cikël më të shkurtë (për shembull 24 ditë), mund të kenë 7 ditë të rrjedhjes së gjakut, mund të kenë marrëdhënie në ditën e tyre të fundit të rrjedhjes së gjakut dhe ovulacionin pas tre ditëve. Derisa sperma “jeton” tre deri në pesë ditë, ajo mund të mbes shtatzënë.

  1. Menstruacionet mund të jenë të ndryshme te çdo femër

Kur vie te cikli komplet menstrual, çdo femër ka një strukturë krejtësisht tjetër. Sidoqoftë, shumica e femrave kanë rrjedhje të gjakut, pastaj janë të thata për disa ditë, pastaj përjetojnë zbrazje të mukozës (para-ovulacioni), një shenjë që ovulacioni ka përfunduar. Dallimi është te sasia që ndryshon nga femra në femër për sasinë e zbrazjes gjatë ovulacionit.

  1. Datat e periudhave tuaja mund të mos jenë të sakta

Gjëja e parë që duhet të dini, nuk ka asnjë cikël tipik. Ciklet mund të jenë seri prej 21 deri në 35 ditë. Ciklet e femrave adoleshente mund të zgjasin nga 21 deri në 45 ditë. Dhe shumica e fmerave nuk mund ta kenë periudhën e tyre në ditën e njëjtë të muajit. Mendojeni pak, disa muaj kanë 30 të tjerët kanë 31 ditë, edhe nëse ciklet tuaja janë 100 për qind precize, ju nuk do ta keni periudhën tuaj në datën e njëjtë çdo muaj.

  1. Është e rëndësishme higjiena juaj

Filmat dhe emisionet e ndryshme e tregojnë këtë periudhë të femrave si të “keqe”, por menstruacionet janë një proces normal biologjik, në të cilin femra nuk duhet nuk duhet të dalë jashtë kufijve të higjienës. Shumica e femrave bëhen shumë “agresive” me higjienën gjatë këtij procesi. Është e rëndësishme që të përdorni shampo që ka vlerën e pH-së të përafërt me atë të trupit tuaj. Mos përdorni sprej, pudër, parfume apo këto mënyra të fshirjes që janë popullarizuar sot, sepse mund të shkaktojnë acarim.

  1. Informacionet për menopauzën e nënës suaj janë shumë të rëndësishme

Në shumë raste, nënat tuaja nuk ju kanë folur rreth çështjes kur e kanë përjetuar menopauzën. Në fakt, mosha kur nëna juaj e ka përjetuar menopauzën mund të jetë parashikuese se kur do ta përjetoni edhe ju. Ky është një informacion i vyer që mund ta merrni, sepse koha është  shumë e përafërt. Mosha mesatare në të cilën femra i ka menstruacionet e fundit është 51 vjet, ndërsa në mes të 40 dhe 56 vjetëve është diçka normale.

Zjarr Tv Ad