“Tokyo Tirana”, spikerja virtuale e krijuar nga inteligjenca artificiale ka startuar edicionin e parë të lajmeve në Euronews Albania.
Ekipit të emisionit “Good morning Albanians” i është shtuar nga sot një tjetër kolege, e cila do të përcjell çdo mëngjes lajmet e fundit.
Euronews Albania bëhet kështu televizoni i parë në Shqipëri i cili kalon në një stad të ri, duke përfshirë inteligjencën artificiale në prezantimin e lajmeve në kohë reale.
“Tokyo Tirana” është e para spikere virtuale që do të flas shqip në Euronews Albania.
Prej disa kohësh inteligjenca artificiale, po përfshihet në shumë fusha të jetës e këtë herë Eruonews Albani e sjell me detyrën e një moderatereje, për të informuar çdo ditë publikun në emisionin Good Morning Albanians me lajmet e reja të ditës.
Në të gjithë botën janë disa media që tashmë kanë nisur të transmetojnë lajmet nëpërmjet spikerit virtual të krujuar nga inteligjenca artificiale.