Armaldo Kllogjeri ose siç njihet ndryshe nga të gjithë ne si Maestro, teksa ishte i ftuar në “Më Lër të Flas”, zbuloi se sa paguhet si tenor dhe pse u rikthye në Shqipëri pas emigrimit.
Gjatë temës kryesore të diskutimit, ikja e të rinjve në emigrim, ai tregoi disa detaje nga vendimi i tij për tu rikthyer në atdhe.
“Të shikosh këto shifra largimesh është e frikshme. Ata kanë një model që i frymëzon për të ikur. Shohin një deputet ministër që pasurohet shumë shpejt. Në fund fare ne që punojmë ndershmërish paguhemi shumë pak. Kur të dalim në pension a do të kemi para për të marrë?!”, deklaroi ai, duke vijuar më pas:
“Jam kthyer për të jetuar pranë njerëzve të mi dhe familjes sime. Ne në fakt këtë vit kishim një fat të madh që na u rrit paga. U zgjuam në mëngjes dhe thamë që paska një gjë të vërtetë. Unë paguhem 1.2 milionë lekë të vjetra”, shtoi më tej Maestro