“Qeverisja lokale inekzistente”- PD prezanton kandidatin Ymer Marku për Vorën: Rindërtimi ka ngecur! Në bashki gjen më shumë sekserë se të punësuar

0
47

Ditën e sotme në qytetin e Vorës nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku bashkë me Sekretarin Organizativ Flamur Hoxha prezantuan kandidatin e Partisë Demokratike Ymer Markun. Në një atmosferë tejet të ngrohtë kanditati Marku u mirëprit nga qytetarët e Vorës. Në prezantimin e kandidatit Ymer Marku deputetja Tabaku u shpreh

“Kandidatura e Ymer Markut është realisht zgjedhja e duhur dhe për të ardhmen e Vorës. Ai ka qenë pranë PD dhe ka punuar për forcën tonë politike edhe në ditët e mira edhe në ato të këqija.” Ky është test dhe ne do ta kalojmë me sukses, u shpreh Tabaku, pasi rivali Markut është një kandidaturë e panjohur dhe pa të shkuar. Vora është keqtrajtuar nga bandat dhe keqqeverisja, koha të zgjedhim të ardhmen!

Pas fjalës së nënkryetares së PD qytetarëve iu drejtua kandidati Ymer Marku. Ai u shpreh se eksperienca e tij politike ëahtë provë e mënyrës se si ai ka punuar dhe di të punojë. Ne kemi parë një qeveri lokale inekzistente, u shpreh Marku. Rindërtimi nuk ecën dhe qytetarët janë pa shtëpi. Në bashkinë e Vorës gjen më shumë sekserë se sa të punësuar në Bashkinë e Vorës.

Ne duhet të votojmë për të ardhmen, u shpreh Marku, për fëmijët tanë dhe për veten tonë. Ai u shpreh i bindur që qytetarët e përbuzur dhe trajtuar padrejtësisht nga bashkia Vorë Në mbështetje të zotit Marku folën dhe qytetarët e pranishëm në takim. Rinia, pjesë e këtij takimi ishte entuziaste dhe Blerimi nga Domja u shpreh se:

Ymeri është punëtor dhe në Bërxull e dimë, e di dhe Domja! Njerëz që janë akoma në kontenierë dhe njerëz të tjerë që nuk kanë shtëpi kanë marrë lekë! Në fund të takimit Marku u shpreh se tanimë duhet të punojmë dyfish sepse koha nuk premton.

Zjarr Tv Ad