E hënë, Gusht 3, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME S’e pret dot datën 14! Berisha nis sot fushatën, takim elektoral në...

S’e pret dot datën 14! Berisha nis sot fushatën, takim elektoral në Sukth

0
65
Zjarr Televizion Adccccc

Ish-kryeministri Sali Berisha si duket nuk do të presë datën 14 shkurt për nisjen e fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha bën me dije se takimi i parë do të zhvillohet në Njësinë Administrative Sukth, paraditën e sotme në orën 11:00.

Gjatë këtij mitingu Berisha do të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie të “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës, Ardian Muka.

Postimi i plotë:

Njoftim!

Sot,me daten 6 shkurt, në orën 11:00, tek kompleksi “Selimi” në Qendër Sukth, prezantojme kandidatin e koalicionit opozitar Shtëpia e Lirisë, Z. Ardian Muka. Ftoj banoret e Sukthit, Katundit te Ri, Manzes, Rrashbullit dhe Ishmit te marrin pjese! sb

Zjarr Tv Ad