Pas deklaratave për gazetarët nga Brukseli, Rama postoi një foto në Facebook me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, duke shkruar se janë duke pritur Godonë.
Rama thekson se janë mësuar me këto premtime absurde, por shprehet i përkushtuar për të modernizuar vendin me frymën evropiane.
“Ende duke pritur për Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë premtim absurd dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane”




