Java nis me diell në të gjithë territorin. Rikthehen vranësirat

0
52

Shqipëria mbetet nën ndikimin kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave përgjatë gjithë ditës. Pritet që gjatë paradites kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë.

Ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht do të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Zjarr Tv Ad