E martë, Korrik 21, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ish-nënkryetari i PD-së: Ja dy arsyet përse Rama nuk duhet të largohet...

Ish-nënkryetari i PD-së: Ja dy arsyet përse Rama nuk duhet të largohet nga pushteti

0
18
Zjarr Televizion Adccccc

Edmond Spaho, ish-nënkryetar dhe ish-deputet i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh kundër largimit të kryeministrit Rama nga pushteti. Ai përmendi si arsye integrimin evropian si dhe investime madhore në turizëm si ai i Sazanit dhe Zvërnecit.

“Rama nuk duhet të largohet në radhë të parë për integrimin evropian. Rama duhet të mbyllë integrimin evropian, sepse, duam, s’duam, sot jemi në fazën më të avancuar.

Integrimi evropian i Shqipërisë mund të shkojë në 2050. Një herë në 20 vjet bëhet zgjerimi. 

Së dyti ai investim në Sazan dhe Zvërnec duhet realizuar. Në interes të zhvillimit ekonomik. Edhe ato pak vende që janë duhen zhvilluar në mënyrë të suksesshme. 

Kush do ta ngrejë popullin në protestë? PD e provoi, Lapaj që ndenji atje 3 muaj atje vetëm apo Arlind Qori që thotë poshtë kapitalizmi? Prandaj protesta po shkon atje ku po shkon.

E majta, Sorosi është në betejë me Trumpin. Ramës sot ia do puna të jetë me Trumpin. Ke edhe këtu një korent që nuk është në pushtet, nga të majtët”, tha Spaho.

Zjarr Tv Ad