E enjte, Gusht 27, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet KAS merr vendim: Kreshnik Hajdari vijon detyrën si kryebashkiak i Kuçovës

KAS merr vendim: Kreshnik Hajdari vijon detyrën si kryebashkiak i Kuçovës

0
21

Komisioni i Ankimimeve dhe i Sanksioneve, KAS ka lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi për Kreshnik Hajdarin, duke vendosur që ky i fundit të vijojë të jetë kryebashkiak i Kuçovës.

Hajdari ishte denoncuar prej kohësh nga Lefter Maliqi, për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Hajdari u dënua përfundimisht me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i konvertuar në shërbim prove.

Kryebashkiaku nuk kishte deklaruar një dënim të marrë 23 qershor të vitit 1999 me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për hyrje në territorin grek pa leje, i konvertuar në masë riedukuese të “qortimit” për shkak të moshës, vetëm 17 vjeç.

Ky mosdeklarimi në formular i ka kushtuar një betejë të gjatë politike me opozitën, e cila prej më shumë se 3 vitesh kërkon t’i hiqet mandati, por vendimi i sotëm i KAS duket se përmbyll një betejë të gjatë ligjore.

Zjarr Tv Ad