E hënë, Qershor 1, 2026
Ballina Aktualitet Berisha anulon Foltoren e radhës, zbardhet arsyeja

Berisha anulon Foltoren e radhës, zbardhet arsyeja

0
109

Sali Berisha ka bërë të ditur se ditën e sotme nuk do të zhvillojë Foltoren e përjavshme para kryeministri. Po në të njëjtën orë është njoftuar dhe tubim i aktivistëve dhe qytetarëve të cilët kanë dalë kundër projektit dhe dhunës së ushtruar në Zvernec.

Por Berisha tha se PD do dalë në mbështetje të Koalicionit të Fëmijëve, të cilët protestojnë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të terapinë hormonalë për transgjinorët.

“Do të diskutohet, sot ka disa aktivitete tani, kemi disa probleme sot. Sot është dita e fëmijëve, por Koalicioni për Familjen ka vendosur, më thonë se edhe ai do bëjë një protestë.

Dhe shanset janë që ne të mbështesim sot protestën e koalicionit për familjen. Sepse, është 1 qershori. Ju e patë që, po kjo do njoftohet. Ju e patë domethënë, se në ç’mënyrë më kriminale, perverse, Edi Rama me Salën, me këtë ministren, vendosën që të përdorin terapinë për ndryshimin e gjinisë tek 14-vjeçarët.

Jashtë çdo lloj, jashtë çdo lloj kriteri, qoftë biologjik, qoftë sociologjik, qoftë të përgjegjësisë. Kjo është t’ia rrëmbesh prindërve fëmijën nga gjiri i tyre.

Dhe ky është një akt i shëmtuar, antiligjor, nuk jemi kundër, më fal, ka një moshë të caktuar në të cilën fëmija, se nuk jemi t’i injorojmë, diskriminojmë, jo. Por jemi, mosha më ideale është mosha e përgjegjësisë, 18-22 vjeçare. Çdo veprim para kësaj moshe është një atentat në identitetin njerëzor. Dhe unë shpreh solidaritetin tim me aleancën për familjen”, tha Berisha para SPAK.

Zjarr Tv Ad