E hënë, Qershor 1, 2026
Ballina Aktualitet Ndryshimi i gjinisë/ Kalaja: Agjendë e ardhur nga jashtë, 15 mijë euro...

Ndryshimi i gjinisë/ Kalaja: Agjendë e ardhur nga jashtë, 15 mijë euro për terapinë!

0
6

Një agjendë e dyshimtë dhe e rrezikshme duket se po synon të eksperimentojë me të rinjtë në vend, duke ngjallur reagime të ashpra dhe thirrje për një protestë masive në kryeqytet.

I këtij mendimi është aktivisti Aulon Kalaja, i cili thekson se pas terapisë hormonale falas për adoleshentët shqiptarë në QSUNT, fshihet një agjendë e ardhur nga jashtë, e cila ka marrë përsipër për ndërhyrjet dhe terapitë hormonale të ndryshimit të gjinisë duke filluar që nga mosha 14 vjeç.

Kalaja e cilësoi këtë si një “luftë të hapur kundër Zotit” dhe një tentativë nga persona të etiketuar si “tutorë”, të cilët shënjestrojnë kryesisht adoleshentët e familjeve me vështirësi apo me prindër të ndarë.

Këtyre të miturve, theksoi aktivisti, u jepen premtime romantike se kanë lindur në trupin e gabuar, për t’i devijuar më pas drejt ndërhyrjeve të pakthyeshme kirurgjikale.

Ndërkohë që në shtete të ndryshme evropiane këto lloj operacionesh faturohen deri në 150 mijë euro, në tregun vendas, u shpreh Kalaka, terapitë mendohet të nisin me shuma prej rreth 15 mijë eurosh.

Protestën e kemi thirrur për këtë arsye që po diskutohet në studio, por edhe për arsye të tjera. Ne në orën 6:00 sot organizojmë një protestë-marshim në sheshin Skënderbe, pastaj i drejtohemi edhe Ministrisë së Shëndetësisë fillimisht dhe çdo institucioni tjetër që ka gatuar këtë çorbë. Në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Kur ne flisnim për këtë ligj, na quanin që po bëjmë teori konspirative.

Ndërkohë ne kemi qenë shumë të qartë qysh në krye të herës se nuk bëhet fjalë që u miratua ligji në dhjetor. Këtu bëhet fjalë për një agjendë që ka ardhur nga jashtë brenda për të eksperimentuar fëmijët e shqiptarëve. Këtu nuk bëhet fjalë as për buxhete, që ne kemi paratë tona dhe paratë tona do ia çojmë disa individëve të cilët do bëjnë terapitë. Këtu bëhet fjalë për dinjitetin njerëzor. Këtu bëhet fjalë për një luftë që këta i kanë shpallur Zotit. Pra, këta janë bijtë e djallit, dhe e them me përgjegjësi të plotë këtë, pasi nuk gjej asnjë shpjegim tjetër se si ka mundësi që këta fëmijët e shqiptarëve duan t’i marrin dhe t’i kthejnë çunat e shqiptarëve në goca dhe gocat e shqiptarëve në çuna. Këta e kanë çuar moshën 14-vjeçare për t’i çuar njerëzit në spital.

Unë nuk mendoj që këtu kemi të bëjmë me trajtim neuropsikiatrik. Ne këtu kemi të bëjmë me disa njerëz të cilët nuk duan ta ndryshojnë gjininë, por merren nga ata tutorë, nga bijtë e djallit në këtë rast, për t’i çuar dhe për t’i drejtuar në një rrugë që do jetë një rrugë e përjetshme, një gabim që unë nuk e di ku mund ta gjenim as në librat e apokalipsit, që këta duan t’i marrin fëmijët e shqiptarëve kujdes, të familjeve më vulnerabël që janë, sepse te familjet e shëndosha ata nuk synojnë. Por ju e keni parë besoj se si një djalë i quajtur Ersil e ndryshoi gjininë dhe më pas u quajt Luana.

Unë kam qenë në një nga ato debate, ku është çmontuar e gjithë agjenda me anë të një personi që gjeti guximin për me treguar se si e kishin mashtruar, e kishin marrë fëmijë të vogël, dhe i kishin thënë që ti ke lindur në trupin e gabuar. Është pikërisht kjo lloj propagande që këta duan ta bëjnë tashmë nëpër shkolla, duan ta çojnë nëpër spitale dhe duan të krijojnë disa qenie të cilat janë realisht të çuditshme, sepse nuk është në vullnetin e tyre për me ndryshuar gjininë.

Shiko, është hedhur para e madhe, duhet të kuptojmë diçka. Jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati një ndalesë me ardhjen e presidentit Trump. Por ne kemi në Evropë paguhen 150 mijë euro për me ndryshuar gjininë. Ndërkohë terapia këtu kushton 15 mijë euro. Po sa para iu premtohet këtyre kalamajve të vegjël ose familjeve të tyre, ose një prindi që ata janë, sepse me prindin tjetër janë ndarë, që këta të merren dhe t’i gjendet një shteg, sepse premtimet ndaj këtyre fëmijëve janë romantike, por ndërkohë ata përballen pastaj me ndryshimin e gjinive, të organit gjenital apo të gjithë aktit emocional që këta fëmijë duhet të kalojnë si adoleshentë. Apo jo? Sepse ne e dimë që është një moment shpërthimi në moshën 14-vjeçare.

Pikërisht këtu duan të godasin. Prandaj unë dua t’i bëj thirrje shqiptarëve, përtej të majtës dhe të djathtës, dua t’i bëj thirrje atyre njerëzve të cilët vendosin familjen para partisë, vendosin Shqipërinë para partisë, të bashkohen në këtë protestë, e cila nuk ka ngjyrime politike, por ka vetëm një fjalë: Familja. Ne nuk do ta lejojmë eksperimentin që po gatuhet mbi familjen shqiptare.

Familja shqiptare është e sakatuar, është e ndarë përgjysmë, gjysma jeton jashtë shtetit në emigracion dhe gjysma në Shqipëri, edhe gjysmën e gjysmës duan ta shkatërrojnë. Sepse qëllimi final është që ne mos të kemi ripërtëritje, mos të kemi pra ajo që quhet vazhdimësi e jetës, por t’i kalojmë disa njerëz pa identitet, njerëz të cilët na thuhen në emër të lirisë, në emër të barazisë e të tjerë e të tjerë.

Por ju garantoj me sinqeritetin më të madh, Shqipëria nuk ka qenë kurrë në këtë pikë ku na kanë çuar këta tani, sepse ky është akti i fundit, shpallja e luftës ndaj Zotit. Ne i kemi parë edhe ato shfaqjet e shëmtuara që kanë ndodhur te Lojërat Olimpike apo në vende të tjera, mënyra se si këta bëjnë provokime duke futur jo vetëm figurën e djallit apo situata të tjera që kanë të bëjnë me terapitë hormonale. Unë gjykoj që është momenti që ne të shpëtojmë familjen shqiptare. Familja shqiptare është akti i fundit i dashurisë, është fortesa e fundit. Në rast se ne do ta lejojmë këtë, atëherë çfarë kuptimi do të kishte jeta jonë mbi tokë?

Zjarr Tv Ad