E mërkurë, Prill 15, 2026
Ballina Aktualitet Bordi i Transparencës ul me 8 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ul me 8 lekë çmimin e naftës

0
43

Bordi i Transparencës ka zhvilluar sot më 15 prill, mbledhjen e radhës, në të cilën ka vendosur çmimet tavan të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe nënproduktet e saj.

Kështu, sipas sipas vendimit nafta me pakicë do shitet jo më shumë se 207 lekë për litër, duke u ulur me 8 lekë nga 215 lekë që ishte më parë.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 13:30 dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet rishikimi i tyre në varësi të lëvizjeve të tregut.

Bordi u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë me përpikëri vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa, përfshirë edhe pezullimin e aktivitetit.

Në sqarimin e dhënë, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, parashikohet se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin tejkalon 220 lekë/litër ose për benzinën 200 lekë/litër, aplikohet niveli 80% i akcizës. Megjithatë, duke qenë se çmimet e vendosura janë nën këto kufij, do të vazhdojë të zbatohet niveli i plotë i akcizës prej 100%.

Zjarr Tv Ad