E enjte, Shtator 3, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Çfarë i kërkoi Rama ministres Sala që iku? Koka: Po përflitet një...

Çfarë i kërkoi Rama ministres Sala që iku? Koka: Po përflitet një kontratë

0
22

Dorëheqja e ministres së Shëndetësisë Evis Sala ka ngritur dyshimet mbi arsyet të cilat sipas gazetarit Bledian Koka qarkullojnë në ambientet politike dhe shëndetësore.

Në Off the Record ai tha se Sala mund të ketë zgjedhur të largohet përpara se të përballej me vendime të vështira, sikurse qarkullojnë zërat për krijimin e një agjencie që do të përqendronte tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ka dhe një thashethem tjetër që flitet për ikjen e zonjës Sala dhe këtu futemi te fakti që ndoshta kjo kishte një farë integriteti, sepse flitet se kjo qeveria që po privatizon dhe po jep shtetin me koncension dhe po i përqendron edhe atë që ishte shtetërore në pak duar edhe të gjithë tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë prezumohet të krijojë një agjenci speciale, e cila do të jetë në dorën e një qytetari që s’është as shqiptar. Për më tepër që edhe kjo mbetet për t’u parë që edhe nëse kjo ndodh edhe kjo është e rëndë”, tha Koka.

Sipas tij Evis Sala iku para se të bëhej pis, teksa solli në vëmendje ministrat e tjerë të Ramës që kanë përfunduar në dyert e SPAK.

“Ajo bëri mirë që iku sa ishte në kohë, sepse po të mos kishte ikur jam i sigurt që do detyrohej të firmoste një gjë që me sa duket zonja Sala nuk kishte këllqe që ta firmoste se në kohë ashtu siç kanë treguar dhe ministrat e tjerë para saj kur kanë firmosur kuturu, pastaj e kanë parë veten duke përplasur sa te njëra derë e një prokurori te dera tjetër e prokurorit”.

Zjarr Tv Ad