E enjte, Shtator 3, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ndryshime në kabinet? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të...

Ndryshime në kabinet? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodh?

0
23

Edi Rama do të mbledhë mëngjesin e kësaj të enjte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Takimi pritet të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.

Sipas raportimeve në media, në qendër të diskutimeve pritet të jetë koncepti i “Pranisë Besnike”, një model i ri organizimi i socialistëve në terren, ndërsa raportohet se mbledhja mund të sjellë edhe zhvillime në qeveri.

Rama pritet të njoftojë ndryshime të mundshme në kabinet, ndonëse ende nuk ka detaje zyrtare mbi ministrat që mund të preken nga lëvizjet.

Nuk do të ishte hera e parë që Rama zgjedh një mbledhje të përbashkët të deputetëve dhe ministrave për të komunikuar ndryshime në qeveri. Edhe në janar të këtij viti, disa lëvizje në kabinet u njoftuan pikërisht në një takim të këtij formati.

Zjarr Tv Ad