Një edukatore 32-vjeçare, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Blutë raportojnë se edukatorja dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 2-vjeçari brenda në ambientet e kopshtit.
Denoncimi në polici është bërë nga babai i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit. Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet. I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.
Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet. I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu ka deklaruar se fëmijën e ka gjuajtur me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot.
Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2 vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, njofton policia.






