E enjte, Korrik 30, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Zbardhet drafti i Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, “shkrihen” 15...

Zbardhet drafti i Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, “shkrihen” 15 bashki

0
31
Zjarr Televizion Adccccc

Partia Socialiste ka dorëzuar nismën ligjore për reformën e re territoriale, e cila parashikon një riorganizim të thellë të pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Sipas projektligjit, 28 bashki do të konsolidohen në 13 bashki të reja. Bashkitë që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.

Modeli i ri ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm. Ndryshimi kryesor është krijimi i një niveli të ri organizimi vendor, të quajtur “Qyteti”, duke zëvendësuar skemën aktuale “Bashki – Njësi Administrative” me strukturën “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”.

Sipas relacionit shoqërues të nismës, qyteti do të ketë një rol më të qartë në planifikimin, përfaqësimin dhe organizimin e shërbimeve publike, ndërsa do të drejtohet nga një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ.

Nëse miratohet, reforma do të krijojë një strukturë të re me 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative. Po ashtu, 20 nga bashkitë e reja do të kenë më shumë se një qytet në përbërje.

Zjarr Tv Ad