Ballina Blog Faqe 9141

BE përçahet si kurrë më parë për emigrantët, 12 vende e bojkotojnë Samitin e Brukselit

0

Liderët europianë janë mbledhur në Bruksel për të gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemit të emigrantëve të jashtëligjshëm.

Projekti i kancelarit austriak për kampe emigrantësh në Shqipëri ka mbështetjen e një pjese të qeverive europiane dhe kualicioneve ku janë të përfshirë nacionalistët. Vendimtar do të jetë qëndrimi i kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ka presionin e aleatit në qeveri social-kristianit Horst Xehofer që kërcënon të zhysë në destabilitet politik Gjermaninë nëse nuk gjendet një zgjidhje për emigrantët.

Ngritjen e kampeve jashtë kufijve europianë e mbështet edhe Italia, e cila përkrah variantin e Afrikës Veriore më tepër se Ballkanin. Ndërsa presidenti francez Emanuel Makron kërkon që kërkesat për azil të shqyrtohen në Itali e Greqi dhe të dëbohen menjëherë emigrantët ekonomikë. Makron propozon sanksione për vendet që mbyllin kufijtë.

“Eshte e papranueshme që vende të ndryshme të përfitojnë nga solidariteti i Bashkimit Europian, ndërkohë që për çështje si ajo e emigrantëve shpallin interesat e veta kombëtare”, tha Makron.

Shpresat për marrëveshje megjithatë janë të pakta. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar pak më shumë se gjysma e udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, vetëm 16 prej tyre kryesisht nga shtetet perëndimore. Ndërsa vendet lindore si Hungaria, Polonia, Çekia e Sllovakia e kanë bojkotuar.

Ndryshojnë tarifat gjyqësore, hyn në fuqi ligji i ri, ja sa duhet të paguani kur depozitoni një çështje

0

Nga 1 qershori i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar një vit më parë nga Kuvendi dhe që përcakton tarifat e reja që duhet të paguhen tashmë nga palët sa herë paraqesin një çështje në gjykatë.

Ligji klasifikon tarifat në tre kategori ku së pari janë tarifat e përgjithshme për paraqitjen e çëshjeve në gjykatë, së dyti ato për kryerjen e vpeimeve procedural në gjykata dhe shërbimet administrative në to dhe së treti tarifat gjyqësore shtesë.

Tarifat gjyqësore të përcaktuara në këtë ligj zbatohen për të gjitha çështjet gjyqësore civile dhe administrative të paraqitura për shqyrtim në gjykatë dhe në të gjitha shkallët e gjykimit.

Tarifat gjyqësore të përgjithshme

Në nenin 5 të ligjit sanksionohet mënyra sesi përcaktohen tarifat që paguhen nga palët që paraqesin një çështje në gjykatë duke kërkuar zgjidhje. Në një permbledhje prej tetë pikash saktësohet kufiri i poshëm dhe i sipërm i një tarife si dhe raste të veçanta për çëshjet në rigjykim.

“1. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesëpadisë përllogaritet mbi bazën e vlerës së padisë për çështje gjyqësore civile dhe administrative.
2. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme, sipas pikës, 1 të këtij neni, është jo më e ulët se 1 000 (një mijë) lekë dhe jo me e lartë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë.

3. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme për gjykimet në gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë është jo më e ulët se 2 000 (dy mijë) lekë dhe jo më e lartë se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.
4. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese është 5 000 (pesë mijë) lekë, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 9 të këtij ligji.
5. Përcaktimi i vlerës së padisë bëhet nga personi, i cili ka ngritur padinë përpara gjykatës.

6. Në rast se përllogaritja e vlerës së padisë mungon ose nuk është llogaritur në mënyrë të saktë, veprohet ne përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.
7. Kur çështja gjyqësore kthehet për rigjykim nga gjykatat më të larta, nuk paguhet tarifë gjyqësore e përgjithshme.

8. Llojet dhe masat përkatëse të tarifave gjyqësore të përgjithshme, sipas këtij neni, për çdo shkallë gjykimi, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për financat, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi bazën e natyrës së çështjes, parimeve të proporcionalitetit dhe progresivitetit” thuhet në nenin 5.

Pothuajse në të gjitha rastet pagesa e tarifave gjyqësore të përgjithshme bëet në momentin e regjistrimit të çështjes në gjykatë me përjashtim të rasteve kur çështja përfshin pensionin ushqimor apo padi për marrdhënie pune me vlerë deri në 700 mijë lekë.

Tarifat gjyqësore shtesë

Ligji përcakton se ka edhe tarifa gjyqësore shtesë. Këto të fundit caktohen në rastet kur pala ndërgjyqëse ose përfaqësuesi i saj ka shkaktuar pa shkaqe të arsyeshme vonesa në gjykim e çështjes. Kjo tarifë brenda 21 ditëve kalendarike nga data e njoftimit të vendimit të gjykatës, është një tarifë fikse dhe është në propocion me tarifat gjyqësore të përgjithshme.

Tarifa gjyqësore e veçantë

Në nenin 8 të ligjit përcaktohet edhe kategoria e tretë që janë tarifat gjyqësore shtesë. Kjo tarifë caktohet për shqyrtimin e kërkesave të veçanta procedurale gjatë zhvillimit të gjykimit në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në të gjitha juridiksionet gjyqësore, si dhe për shërbime të administratës gjyqësore.

“Tarifa gjyqësore e veçantë paguhet në kohën e paraqitjes së kërkesës në gjykatë. Tarifat gjyqësore të veçanta janë jo më e ulëta se 50 (pesëdhjetë) lekë dhe jo më të larta se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë. Masa për llojet e tarifave gjyqësore të veçanta përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për financat, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas parimeve të proporcionalitetit dhe progresivitetit” përcakton ligji./Monitor

Sot bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, ja si devijohet trafiku dhe kur do të rihapet

0

Sot do të bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, pasi do të realizohet faza e katërt e punimeve që kanë nisur para dy javëve. Ditën e hënë do të bllokohet qarkullimi në autostradë për ndërhyrjen në riparimin e segmentit Shkozet – Durrës nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 deri në 22:00 të ditës së hënë datë 25/06/2018. Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës do të devijohet në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të rrugës së unazës së Shkozetit dhe të ndjekin Shkozet-Durrës ( zona Kënetës) ose unazën e Shkozetit.

Njoftimi i ARRSH
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet – Durrës do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durrës – Tiranë, për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë gjatë ditës së sotme skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Punimet në autostradë kanë nisur para dy javësh, ndërsa punohet vetëm gjatë ditëve të javës, pasi në fundjavë është hapur për shkak të fluksit të lëvizjes së qytetarëve në drejtim të Durrësit për shkak të sezonit turistik.

Durrës, bllokohen në port rreth 4 mln euro në 2 makina, operacioni u dekonspirua nga Basha tre ditë përpara, 3 në pranga/ EMRAT+VIDEO

0

Bllokohen 4 deri në 5 milionë euro në portin e Durrësit nga një superoperacion i policisë. Paratë ishin të fshehura në dy makina ‘Toyota Yaris’. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera. (Në total 9 makina 7 Toyota Yaris, një Opel dhe një Alfa Romeo). Makinat janë bllokuar në orën 15:00 në portin e Durrësit, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Bari, ndërsa janë arrestuar 3 persona, dy shoferët dhe administratori i komapnisë që transportoi makinat. Shoferët janë Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, ndërsa administratori është Edi Lika. Ndërkohë mister mbetet njeriu që porositi makinat. Por kjo histori po shoqërohet edhe nga një skandal politik, pasi tre ditë më parë, operacioni i Interpol që duhet të rrinte tepër sekret, u dekonspirua nga lideri i opozitës Lulzim Basha, që ka përdorur informacione tepër konfidenciale duke lajmëruar në sallën e Kuvendit operacionin. Informacioni i parë fliste për 1.5 mln euro sikur tha Basha ditën e enjte në Kuvend në një makinë ‘Toyota Yaris’, por rezultoi se eurot ishin në dy makina.

Sekuestrohen 6 mina me telekomandë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

0

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses një operacion të koduar “udhëtimi”, gjatë së shtunës, si pasojë e të cilit është goditur një tjetër rast përpjekjeje për tregtimin e minave me telekomandë. I arrestuar në flagrancë ka përfunduar 40-vjeçari nga Tirana, Eduard Sinanaj, i cili rezulton një person me precedentë penalë, i dënuar më herët edhe për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ndalimi i tij është bërë në aksin rrugor Milot-Lezhë, në vendin e quajtur “Ishull Lezhë”, teksa udhëtonte me automjetin tip Peugeot, në bagazhin e të cilit u gjet një rrotë karroce ku ishin fshehur 6 mina me telekomandë, të sekuestruara tashmë në cilësinë e provës materiale nga policia. Materialet proceduriale hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndërsa i arrestuari akuzohet për “trafikim të armëve dhe municioneve”.

Greqi, arrestohen dy shqiptarë, iu gjetën 41,5 kg kanabis në makinë

0

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me 41,5 kg kanabis të fshehur në automjetin e tyre. Makina e tyre u ndalua për kontroll në afërsi të Kozanit. Droga e sekuestruar nga policia ishte e ambalazhuar në 36 paketa dhe ndodhej në portbagazhin e makinës. Dy të arrestuarit, 53 dhe 38 vjeç, do të dalin para prokurorit të Kosturit, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të zbardhur destinacionin dhe marrësit në dorëzim.

Bruksel, Samit i BE-së për emigracionin

0

Udhëheqësit e Bashkimit Europian po mblidhen në Bruksel në një përpjekje për të sheshuar ndasitë e tyre të thella në lidhje me emigracionin. Edhe pse të ardhurit përmes Mesdheut janë vetëm një fraksion i shifrës së vitit 2015, kur më shumë se një milion njerëz mbërritën në Europë, një sondazh i ditëve të fundit tregon se emigracioni është shqetësimi kryesor për rreth 500 milionë qytetarët e BE-së. Nën presionin e madh të zgjedhësve në vendet e tyre, krerët e BE-së kanë luftuar beteja të ashpra në lidhje me ndarjen e azilkërkuesve në bllok. Pa mundur të bien dakord, ata janë bërë më të ashpër për azilin dhe kanë forcuar kufijtë e tyre të jashtëm, për të lënë më pak njerëz të kalojnë. Udhëheqësit kanë dhënë parà dhe ndihma për vendet në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme për t’i mbajtur njerëzit larg Europës. Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të shtunën se shtetet e BE-së që kanë përfituar nga blloku marrin në konsideratë vetëm interesin e tyre kur vjen fjala tek emigrantët me status të zgjidhur, ndaj dhe duhet të përballen me dënime financiare. Macron dhe homologu i tij spanjoll mbështetën një ditë më parë hapjen e qendrave në vendet ku emigrantët hyjnë së pari në Europë, ku ata të mund të mbahen ndërkohë që kërkesat e tyre për azil trajtohen. Ndërkohë, Italia thotë se Franca arrogante rrezikon të bëhet armiku numër një në çështjen e emigracionit. Duke iu përgjigjur komenteve të Macron, zëvendëskryeminsitri italian Luigi Di Maio tha se fjalët e tij tregonin se ai ishte jashtë realitetit.

Vlahutin: BE nuk negocion të drejtën e pronës

0

“Çështja e të drejtës së pronës është e drejtë thelemore e të drejtave të njeriut dhe si e tillë për Bashkimin Europian nuk negociohet. Kjo është arsyeja që në vlerësimet tona për Shqipërinë kjo është reflektuar shumë mirë.” Kjo është deklarata e ambasadores së delegacionit të Bashkimit Europian në eventin publik mbi të drejtën e pronësisë dhe problemet e kësaj çështjeje në Shqipëri organizuar nga Bashkimi Europian. Që në fillim të fjalës së saj Romana Vlahutin nënvizoi: “Ju do të vini re se unë nuk përdor, dhe nuk do të përdor, termin ish-pronarë, sepse nuk ekziston diçka e tillë. Ju jeni ish-pronarë pasi ju të shisni apo të merrni kompensim për pronën tuaj. Deri në momentin kur asnjëra prej tyre nuk ndodh ju jeni pronarë.” Diplomatja e Bashkimit Europian shprehu shqetësim lidhur me situatën aktuale: “E kuptoj se ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, gurë si tokë bujqësore, madje arritën të legalizonin detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde.”Ju kujtoj se në raportin e fundit të KE-së për Shqipërinë, për kapitullin e 23, që ka të bëjë me kapitullin e drejtësisë, dhe të drejtave themelore , Shqipëria duhet ti kushtojë rëndësi me prioritet kthimin, kompensimin dhe regjistrimin e pronës.”
Çeshtja e pronës dhe kalimi i saj tek i zoti është një çështje mjaft komplekse e cila u bë dhe më komplekse me ligje si ai i 7501 dhe ai i legalizimit i cili më shumë i dha të drejta zabtuesit dhe abuzuesit të pronave se vetë pronarëve të vërtetë.
Romana Vlahutin: “Në Shqipëri çdo njeri më ka thënë se ky është një problem më kompleks se kudo tjetër . Mund të jetë e tillë duke nisur me marrjen e pronës private gjatë komunizmit, ndjekur më pas nga një periudhë shumë e gjatë tranzicioni dhe shumë abuzimeve gjatë dekadave. Duke përfshirë këtu, fatkeqësisht, dhe abuzimet për qëllime politike e elektorale. Gjithashtu kur njerëzit me fjalë u ftuan të zaptojnë tokat. Mjafton të përmendin disa nga ligjet që krijuan këtë kaos, ndoshta ishin propozime të mira në fillim por abuzimet provuan të kundërtën. Përmend ligjin e famshëm 7501, ligjin e legalizimeve nga 2006 dhe ka shumë të tjerë që fatkeqësisht që i japin më shumë të drejtë atyre që abuzuan sesa atyre që u abuzuan. Shto dhe korrupsionin në gjykata, në institucione të ndryshme dhe në mënyrë të vecantë në nivel lokal.”
Romana Vlahutin: “Kemi marrë shumë letra ankesa nga qytetarë dhe mund të thems e 97% e tyre janë letra që kishin të bënim me çështjen e pronës. Nëse do i mblidhja në kuti, ato kuti do të mbushnin këtë dhomë. Sidoqoftë ka një zgjidhje për çdo problem. Shqipëria ka nisur një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi që do të sjellë stabilitet dhe besueshmëri sistemit të drejtësisë që do të shërbejë për të mbrojtur të drejtat themelore, përfshirë dhe të drejtën e pronës. Është urgjente që praktikat abuzive të së shkuarës duhen të ndalen. Dhe ndërtimet pa leje në bregdet nuk duhet të legalizohen më. Të vendosen gjoba ndaj atyre që kanë përfituar nga toka e të tjerëve.
Romana Vlahutin: “Ne të gjithë jemi shumë të ndërgjegjshëm që e drejta e pronës është shumë sfiduese, por dhe vende të tjera kanë probleme të tilla, dhe Shqipëria mund ta gjejë gjithashtu. Kjo është arsye pse vendosëm që Euralius të shikojë këtë problem nga ana legjislative si dhe të mbledhim eksperienca nga ekspertë të ndryshëm të Europës që kanë kaluar përmes këtij procesi. Zgjidhjet janë principet janë kryesore, ajo çfarë duhet është dialog dhe një marrëveshje me të gjithë grupet e interesit për të gjetur një të ardhme të qëndrueshme dhe të pranueshme.n Praktika europiane ka treguar se kompensimi 100% të pronarëve për pronat e marra nga regjimi komunist është i pamundur, dhe duhet një kompromis. Një tranzicion të tillë kaq të gjatë dhe të vështirë nuk do i jepet fund pa një dialog.

Protestë në derën e vettingut, qytetari vlonjta i zhgënjyer

0

Seanca dëgjimore ndaj gjyqtares së Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj, la të kuptohej se edhe ajo do të dalë triumfatore nga vettingu. Por, ndërsa gjyqtarja kërkoi konfirmimin në detyrë, i moshuari Isuf Bodo dhe familja e tij ndoqën të zhgënjyer procesin ndaj saj, e protesta e tyre ishte kundër mënyrës sesi po zhvillohet vettingu. Emrat e tyre janë mes 11 qytetarëve që kanë denoncuar gjyqtaren Ukperaj, por këto ankesa nuk u morën në konsideratë nga KPK-ja për të vlerësuar profesionalizmin e gjyqtares. Ankesa e familjes Bodo lidhet me skandalin e tjetërsimit të 220 hektarëve tokë në Karaburun, një histori që dënoi me 30 vite burg të akuzuarit, ndërsa familja Bodo që ndjek procesin civil për pronën, ende po zvarritet gjykatave. “Çështja ‘Karaburuni’ është çështja më e ndjeshme që ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar. Me prona të falsifikuara janë regjistruar persona publikë me pasuri që ua kanë marrë njerëzve që i zotërojnë prej vitesh ato me tituj”, tha Vjosa Bodo, avokate dhe përfaqësuese e familjes Bodo. Por cilat janë ankesat e familjes, që nuk u dëgjuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit? “Ligji është i ngushtë dhe është shterpë. Zonja Ukperaj nuk ka analizuar vendimin gjyqësor në kohën që ligji i përcakton. Ka pasur afat ligjor për të interpretuar dhe për të dhënë vendimin e arsyetuar brenda 20 ditësh. Këshilli i Lartë i Drejtësisë më ka dhënë të drejtë e më ka thënë ‘Po, ka bërë një shkelje, por shkelja që ti kërkon nuk është aq relevante sa figura e saj të mos konsiderohet’. Atëherë unë kam një pyetje. Unë jam një qytetare e thjeshtë e këtij shteti, jam taksapaguese e rregullt. Babai im është 75 vjeç sot, xhaxhai im po aq… Edhe sa vite duhet të presim ne të ndershmit e kësaj Republike që të marrim të drejtën brenda afateve. Kush është ky gjyqtar i Republikës që tejkalon afatet e vendosura me ligj, për cilat arsye dhe rrethana? Kjo ishte arsyeja përse ne i kërkuam KLD-së dhe Komisionit të vettingut të vlerësonte profesionalizmin e saj në detyrë”, tha më tej Vjosa Bodo. Isuf Bodo ka kaluar 28 vitet e fundit të jetës gjykatave. Zhgënjyes për të ishte edhe dënimi ndaj Pëllumb Petritit, i akuzuar si njëri nga falsifikatorët e tokave në Karaburun. “Vendimi që është dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë, për mendimin tim është i nxituar. Gjyqi i parë u bë në prill, në nëntor kaloi në Apel jashtë radhe, sepse ata që kanë nxitur këtë falsifikim janë deputetë, janë me emra, janë edhe ministra. Njëri prej tyre është ministër, njëri është deputet”, thotë Isuf Bodo, denoncues. I moshuari udhëtoi nga Vlora për të parë me sytë e tij nëse do të vendoste drejtësi KPK-ja apo jo. “Mendova se do të kishte drejtësi nga vettingu, nuk mora. Jam i bindur tani se nuk ka drejtësi dhe është një tallje me popullin”, tha Bodo. Gjyqtarja Brikena Ukperaj ishte e 16-a që kaloi në sitën e trefishtë të vettingut. Ndërkohë, pyetja që ngrihet është ndaj KPK-së: A po zhvillohen seancat e proceset brenda standardeve të vettingut? Kjo pyetje vjen në fakt pas reagimeve të shumta të qytetarëve, të cilët kanë denoncuar pranë organeve të vettingut, vendimarrje qoftë të prokurorëve, qoftë të gjyqtarëve.

Deutsche Welle: “Shqipëria mund të mbajë Angela Merkelin në pushtet”

0

“Marrëveshja e mundshme e azilit me BE-Shqipëri mund të ndihmojë për të mbajtur në pushtet kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel”

Kështu e nis shkrimin “Deutsche Welle”, duke shkruar se Shqipëria mund të shërbejë si një vend pritës i përkohshëm për azilkërkuesit që i drejtohen Bashkimit Evropian.

Në të vërtetë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe kancelari austriak Sebastian Kurz kohët e fundit sugjeruan vendosjen e qendrave të pritjes brenda Evropës, por jashtë territorit të BE.

Zëdhënësi i qeverisë austriake Peter Launsky-Tieffenthal i tha DW se bisedimet rreth qendrave të tilla janë në fakt në zhvillim e sipër me Shqipërinë dhe vendet e tjera. Por Endri Fuga, këshilltari i Edi Ramës që drejton edhe departamentin e komunikimit të qeverisë, mohoi të ketë negociata për një gjë të tillë.

Ndërkohë Deutsche Ëelle shkruan se opozita shqiptare aludon se qeveria do të hapë qendra të tilla me shpresën se kjo do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Sipas Deutsche Welle, Shqipëria gjendet në trajektoren ballkanike dhe ka dalje në Mesdhe. Porti i Durrësit ka kapacitet që të presë një numër të madh individësh që tentojnë të kalojnë detin dhe që mund të përcillen nga anijet e FRONTEX-it. Pasi të kenë mbërritur në Shqipëri, individët që nuk kualifikohen për azil mund të riatdhesohen, ndërsa ata që e fitojnë azilin, mund të shpërndahen drejt BE-së.

DW shkruan më tej se Shqipëria nuk është anëtare e bllokut, çka do të thotë se rregullat e Shengenit nuk aplikohen. Po ashtu Shqipëria nuk është as pjesë e Marrëveshjes së Dublinit që përcakton rregullat e azilit. Sidoqoftë, është anëtar i NATO-s dhe një qendër antiterror është ngritur.

Po a është gati Shqipëria? Shkruan më tutje DW.

Shqipëria ka përvojë të mjaftueshme në strehimin dhe kujdesin për refugjatët. Në vitin 1998-1999 në kohën e luftës në Kosova janë pritur më shumë se 1 milionë kosovarë. Dhe pas fluksit të refugjatëve në Evropë në vitin 2015, Shqipëria në mënyrë të konsiderueshme rriti kapacitetin e saj për të marrë emigrantët. Deri më tani, këto qendra pritëse mbeten kryesisht të papërdorura.

Neven Cërvenkovic, zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) për Evropën Juglindore, konfirmoi se që nga viti 2017, Shqipëria ka dyfishuar kapacitetin e saj për të strehuar dhe përpunuar azilkërkuesit. Si një shpresë e BE-së, Shqipëria tashmë i plotëson standardet humanitare të bllokut. Në të vërtetë, shkruan DW, UNHCR raporton se Shqipëria i trajton mirë azilkërkuesit.

Por si mund ta ndihmojë Shqipëria kancelaren Merkel?

Në takimin e fundit me kancelarin austriak Kurz, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehoffer tha se e mbështet idenë e qendrave të pritjes jashtë BE-së. Një marrëveshje e mundshme me Shqipërinë mund të ndihmonte në zbutjen e tensioneve mes kancelares dhe ministrit të saj.

Deutsche Welle se kjo do të plotësonte kërkesën e Seehofferit që aplikimet për azil të plotësoheshin jashtë BE-së. Kjo do të favorizonte partinë e tij në zgjedhjet e pritshme në Bavari, ndërsa koalicioni qeveritar do të rifitonte stabilitet.

Sipas DW, Shqipëria po ashtu do të fitonte nga kjo marrëveshje. Duke hapur qendrat e pritjes, ajo do të fitojë mbështetje edhe nga forcat më konservatore të bllokut që janë skeptike për fillimin e bisedimeve për hapjen e negociatave.