Ballina Blog Faqe 9143

Ushqimet dhe pijet në Shqipëri, çmimet më të larta të regjistruara ndonjëherë

0

Shqipëria nuk është aspak vendi më i lirë në Europë sa i përket çmimeve për mallrat e konsumit apo shërbimet.

Eurostat thotë se, Shqipëria është më e shtrenjtë se Serbia dhe Mali i Zi në Europë, sa i përket çmimeve të shprehura në paritetin e fuqisë blerëse.

Në vendin tonë, çmimet në total janë sa 52% e mesatares europiane, ndërkohë që në Serbi janë në 51% dhe në Maqedoni në 47%. Të gjitha vendet e tjera të Europës përfshirë rajonin janë më të shtrenjta se ne.

Nga të dhënat e Eurostat vihet re gjithashtu se, Shqipëria është më e lira në Europë në kategorinë e restoranteve edhe hoteleve, me çmimet sa 40.3% e mesatares europiane.

Tjetër kategori që e vendos Shqipërinë në pozitën e më të lirës në Europë është ajo e pajisjeve të transportit personal, me çmimet në 79.3% të mesatares europiane. Kjo kategori ndërkohë, është e vetmja ku çmimet në raport me Europën janë ulur në krahasim me vitin 2016.

Kategoria që ka pësuar rritjen më të madhe në krahasim me vitin paraardhës ndërkohë, është ajo e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike, ku çmimet kanë kapërcyer nga 71.9% e mesatares së BE, në 74.9%.

Ky është niveli më i lartë që prej 2007, kur ka filluar edhe mbledhja e këtyre të dhënave. Kjo tregon se Shqipëria po i afrohet Europës në një indikator ku askush nuk do të dëshironte, atë të çmimeve.

Sa i përket veshjeve, shqiptarët i paguajnë thuajse sa europianët, me një normë në 97%, nga 95.5% të vitit paraardhës. Në drejtim të shpenzimeve të përgjithshme familjare Shqipëria lë pas edhe vende të tjera të rajonit e më gjerë, si Bullgaria apo Turqia, me një normë në 52.3% të mesatares europiane dhe lehtë mbi mesataren e vendeve kandidate, që fiksohet në 51.2%.

Në këtë kategori, çmimet kanë prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2009. Në barometrin e komisionit europian për 2018, thuhej qartë se, shqiptarët vlerësojnë si problemin e tyre kryesor rritjen e çmimeve. Me të dhënat më të fundit të Eurostat, ky shqetësim duket i justifikuar./SCAN

Dëshmia e fortë nga Parisi/ Çfarë po ndodh në Shqipëri, çfarë na fsheh Edi Rama?

0

Shqiptarët janë të shqetësuar me atë çfarë po ndodh me vendin e tyre.

Reagimet janë të shumta.

Pas artikujve të medieve të ndryshme europiane çështja e ngritjes së kampeve të refugjatëve në Shqipëri është trajtuar gjerësisht sot në mediat e Francës.

Një dëshmi nga Parisi vjen në një shkrim të Andi Mustafajt, një i ri shqiptar që jeton e studion në Francë.

Ja çfarë shkruan Andi Mustafaj në Facebook:

Edi Rama sot te gjithe mediat franceze (te majta e te djathta, te shkruara dhe vizive) kane folur per bisedime qe po mbahen ne nivelet me te larta politike te Bashkimit Europian per te krijuar kampe refugjatesh te tipit “hot spot” ne hyrje te territorit te Bashkimit Europian, te cilet per zonen e Europes qendrore dhe ballkanit do te vendosen ne Shqiperi.

Ky lajm hap dy mundesi:

E para, keto bisedime behen pa dijenin tuaj, duke e kthyer Shqiperine ne nje zone te paperfillshme per partneret tane te cilet, per arsye te ndryshme kane arritur ne perfundimin se nuk kane nevoje t’ju pyesin per te marre dhe propozuar vendime qe prekin gjithe popullin shqiptar.

E dyta, keto bisedime behen me dijenin tuaj, duke treguar se vendime thellesisht transformuese per shoqerin tone merren ne fshehtesi totale, pa konsultime dhe pa diskutime me minimale, gje qe e demton akoma me shume demokracine e brishte shqiptare.

Zoti Kryeminister, ju lutem te sqaroni keto pika, pa tentuar te diskreditoni mediat e huaja te cilat ne kete rast, per nga gjitheperfshirja e tyre ne pasqyrimin e lajmit i japin nje legjitimitet te forte vertetesise se tij.

Kjo çeshtje eshte teper shqetesuese. Kriza e emigracionit qe po prek europen ka shkundur shtete disa here me te forte se ne nga pikepamja ekonomike dhe te stabilitetit shoqeror e politik.

Andi Mustafaj

Gazetari nxjerr sekretet: KPK shkarkoi prokurorin që hetoi vjedhjen e serverit të Tatimeve

0

Gazetari Elton Qyno ka publikuar ne faqen e tij ne Facebook nje reagim te forte qe duket se hedh drite mbi rrethanat e shkaqet e shkarkimit te prokurorit Gentian Trenova.
Sipas gazetarit, prokurori i shkarkuar eshte ai qe ka hetuar skandalin e vjedhjes se te dhenave ne serverin e Tatimeve.
Ja shenimin e gazetarit ne faqen e tij ne Facebook:

Keta duan ende prokurore me pantallona territali
dhe doku dhe shtepi te dhena nga Komiteti Ekzekutiv

Keqardhje për vendimin e largimit të prokurorit Gentian Trenova, që për mendimin tim është i padrejtë dhe që tregon edhe një herë tjerë se “gijotina” e të ashtëquajturit superkomision i Vettingut, pret koka gjyqtarësh e prokurorësh, vetëm duke u ndikuar nga lista emërore e servirur nga politika dhe aspak mbi gjetje të hulumtimit të anëtarëve të mirëpaguar.
Nëse e keqja e këtij sistemi të kalbur paska qënë Genti Trenova, jam i bindur se ish-Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Prokuror i Apelit Tiranë,do të kishte preferuar të vëtëlargohej vetëm e vetëm për të shpëtuar këtë djall sistem.
Sot procesi i Vettingut i dha një demoralizim total të gjithë sistemit. Heqja e Genti Trenovës u kurdis në zyra politike, pikërisht në ato zyra që e sulmuan, shantazhuan dhe e tallën në media duke e thirur me nofkën “Shkëlzen Trenova”.
Dhe pse e gjitha kjo?
Vetëm e vetëm se Genti, hetoi çështjen e ndërhyrjeve në sistemin serverave në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku ishin fshirë shumë fatura tatimore dhe gjoba të bizneseve.
Genti u përpoq të hetonte, po kë të hetonte?.. kishte përballë valixhen e zezë të Spartak Brahos, dhe klane të caktuara në Ministrinë e Brendshme. Me cilët ta hetonte, me cilin polic…, me cilin ekspert kompjuterik…?

Dhe ja pra vetëm se guxoi, mori sot faturën dhe vlerësimin e atij hetimi.
Nëse do të thotë që je prokuror i korruptuar, se ke një shtëpi në Tiranë dhe ke marrë dhe një kredi në bankë për të blerë një shtëpi të dytë dhe ky është standardi që ti duhesh të largohesh se nuk justifikon pasurinë, atëherë nuk mendoj se ndonjë nga prokurorët e gjyqtarët që nuk u ka ardhur rradha në Vetting,preferojnë të vishen akoma me pantallona doku apo kadif, dhe territal.
Me thoni një politikan apo politikane, ministër apo ministre që sot vishet me najlon apo me pantallona doku?

Nëse vettingasit e duan prokurorin dhe gjyqtarin me pantallona doku dhe veshje najloni, apo territal dhe shtëpinë ta marin me autorizim nga Komiteti Ekzekutiv i qytetit, atëherë nuk duhet të kalojnë askënd.

Në fund duhet të marrin vendim dhe për vetëshkarkimin e tyre, pasi nuk rezultojnë të përdorin brekë najloni, territali, pasi janë boll të dhjamosur.
Për të gjithë ata që nuk e njohin Genti Trenovën,ai ka qënë një magjistrat i shkëlqyer në shkollë.
Autor i disa librave mbi procedurën penale dhe legjislacionin penal shqiptar.
Një nga prokurorët që hetoi bandën e Lushnjës, dhe dënoi në gjykatë pjesën më të madhe të anëtarëve të të vetmes organizatë kriminale në Shqipëri, kjo e lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.
I angazhuar totalisht dhe mbajti peshën më të madhe të presionit gjatë hetimit dhe ndjekjes në gjyq të Aldo Bares, të cilin e dënoi me burgim të përjetshëm.

Prokurori që zbuloi skemën piramidale të zinxhirit korruptiv në tenderat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku arrestoi Iljaz Labin dhe të gjithë biznesmenët e përfshirë në këtë skemë korruptive, hetim që më vonë solli dhe arrestimin e ish-drejtorit Artur Zoto.
Prokurori që hetoi Salvatore Letician anëtarin e mafias Italiane.
Prokurori që hetoi për trafik droge dhe arrestoi A.Sulaj me 750 kg drogë, vllain e një biznesmeni të njohur shumë pranë qeverisë.
E shumë e shumë çështje…
E çfarë vlejti e gjithë kjo punë, sërisht në fund vlerësimi:

Ngjarje e rëndë në Maqedoni, digjen brenda banesës tre fëmijë

0

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një shtëpi në qytetin e Velesit, rreth orës 17:00. Si pasojë e këtij zjarri humbën jetën tre të mitur të moshës 4, 3 dhe 1 vjeç. Zjarri shpërtheu në një shtëpi të improvizuar në familje, siç pohojnë komshinjtë, me probleme të rëndë sociale. Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Velesit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Policia dhe Prokuroria ndërkohë po heton rastin për zbardhjen e plotë të tij.

Hetimet
Prokurori Publike i Prokurosisë së Velesit ka bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes, ku zjarri që shpërtheu këtë pasdite në një shtëpi në këtë qytet la të vdekur tre fëmijë të moshës katër, dy dhe një vjeçare. Sipas ekspertizës paraprake të prokurorit publik, prindërit i kishin mbyllur fëmijët brenda në shtëpi dhe kishin shkuar në dyqan për të bërë pazar. Gjatë asaj kohe, për arsye akoma të panjohura, një zjarr shpërtheu brenda në banesë dhe për një kohë shumë të shkurtër përfshihu gjithë shtëpinë duke djegur të gjallë tre të miturit.

Gjatë inspektimit, prokurori publik kërkoi që të bëhet edhe autopsia e kufomave të fëmijëve dhe të kryhet identifikimi i tyre, për shkak se kufomat janë karbonizuar. Gjurmët e marra në vendngjarje do të kontrollohen për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Prokurori publik kompetent në Veles po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale për prindërit e viktimave.

Qëlloi me thikë nënën e babanë, dëshmia e të riut: Më thonin gjej një punë

0

Ditën e djeshme një krim i rëndë brenda familjes ndodhi në Durrës, teksa 25-vjeçari Hajri Neziri plagosi me thikë dy prindërit e tij të moshuar.

Disa orë pas ngjarjes ai u vetëdorëzua në Polici, dhe ajo që e bënte dhe më të rëndë ngjarjen është fakti se nëna e tij ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën.

Po si kishte nisur sherri në familjen Neziri?

Sipas të riut konflikti mes tij dhe prindërve ka ardhur pas një grindje të çastit, për shkak se aid he bashkëjetuesja e tij ishin të papunë. Ai tregon se prindërit i kishin kërkuar të gjente punë, pasi nuk mund të mbahej gjithë jetën me pensionin e tyre.

‘Ishte sherr i çastit të bëhej në familjen tonë, pasi unë jam i papunë. Nëna thoshte; Gjeni një punë, kërkoni një punë të dy. Pastaj ndërhyri babai’, mësohet të jetë shprehur i riu.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar nga spitali dhe Destan Neziri, i cili ndodhet në një gjendje më të qëndrueshme për jetën. Ajo që është më rëndë është nëna e autorit, e cila ka marrë gjashtë plagë në zonën e barkut dhe mbahet me oksigjen në spital.

‘Sherr i çastit ishte. Nuk kemi pasur sherr në familje. Edhe këtë radhë nisi kur ishim të katërt në shtëpi. Po kërkonim që fëmijët të gjenin një punë (djali me bashkëjetuesen e tij). Se s’mund t’i mbanim ne me pension’, është shprehur babai i 25-vjeçarit.

Ish-drejtori i Policisë Ahmet Prençi, letër kolegut të vrarë Artan Cuku!

0

Nga Ahmet Prençi

I dashur Artan,

Kjo është një letër e pazakontë, kur nga bota e të gjallëve i shkruhet dikujt në botës e përtejme; pa adresë, pa emër qyteti, lagjeje, rruge… Një i gjallë po i shkruan një të vdekuri… Unë vendosa të të shkruaj ty, kur ka kaluar më shumë se një vit nga vrasja jote. Ti ke zënë vend në panteonin e përjetshëm dhe siç thonë librat e shenjtë, heronjtë zënë vend të merituar pas shenjtorëve në atë botë. Sakrifikove shumë për ligjin, Artan, dhurove gjithçka për rendin në këtë vend me plot halle e derte; njerëz si ti ishin të rrallë, por njerëz si ti ngjallnin besimin për një të ardhme më të sigurt, më të mirë. Sa shpresa kishim, Artan, sa ëndrra, të cilat janë tretur e janë harruar tashmë. Unë si ish-shoku dhe kolegu yt dua të të njoftoj me anën e kësaj letre se çfarë çudirash ndodhin në vendin tënd, në vendin tim para dhe pas një Vetingu, para dhe pas një reforme, para dhe pas një ëndrre, para dhe pas një shprese…

Ti e mban mend, i dashuri ynë, kur në vitin 2015, Njëri nga vëllezërit Habilaj i revoltuar hakmerrej në televizor se ti e kishe akuzuar kur punoje si drejtor policie në Vlorë. E kishe akuzuar për pengmarrje “me të pa drejtë”, sepse ti nuk u bëre palë me të, nuk u bëre mik me të, nuk bashkëjetove me krimin, nuk mund të bëje marrëveshje me të, aq më tepër kompromise. Vendi kishte dhe ka nevojë jo për Habilajt, as për Balilajt as për trafikantët dhe grupeve të organizuara që bashkëqeverisin me pushtetin, vendi kishte dhe ka nevojë për njerëz si ti Artan, të përkushtuar, të vendosur, vetëm në anën e ligjit dhe të njerëzve të thjeshtë e hallexhinj të vendit tim, të vendit tënd. Pikërisht këta, Habilajt, Balilajt, e bashkëpunëtorët e tyre në të gjitha qytetet e vendit bëjnë ligjin dhe vendosin tashmë për çdo gjë. Duhet ta dish se këta Habilajt tashmë janë dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe se ti “nuk u paske rënë në qafë kot”. Janë dënuar në Itali, sepse këtu nuk mund të arrestohen e dënohen. Atëherë, kushëriri i Habilajve, Samir Tahiri, ishte Ministër i Brendshëm me plot fuqi sikurse atëherë kur të largoi nga policia me motivacione e argumente qesharake, siç ndodhi me shumë drejtues e specialistë të tjerë të përkushtuar, që kishin dhënë gjithçka nga vetja e tyre për sigurinë e qytetarëve në këtë vend.

Kjo bota jonë e të gjallëve kështu e paska, i dashuri im. Është për të ardhur keq, por realiteti që le pas vazhdon, disi më i kamufluar, por më i rrezikshëm, më i egër. Rreth dy javë pasi ministri Tahiri u detyrua të largohej nga detyra, ty të vranë mu pranë shtëpisë tënde. E çfarë nuk u tha, çfarë nuk u zhbë, në media, në rrugë, në kafene, në sallone zyrash, në shkresa burokratësh për ty, miku im! Çështjen e vrasjes tënde të pabesë, ta regjistruan në prokurori për gjakmarrje a hakmarrje, kush e mori vesh, e dinë vetëm paskuintat e salloneve të zyrave të shtetit tim, të shtetit tënd, sikur ti nuk kishe punuar e sakrifikuar asnjë ditë, asnjë orë, asnjë minutë, sikur ti e njerëz si ti do të përfundonin në prita cubash e kriminelësh të panginjur, si tribu, pa shtet, pa rend, pa ligj. Për atentatin ndaj teje punuan disa oficerë shumë të përkushtuar, që meritojnë falënderime e mirënjohje, jo vetëm nga miqtë, kolegët e familjarët e tu, por nga gjithë shoqëria. Ata i zbuluan dy armët e krimit makabër kundër teje, dy armë që u zbrazën atë natë të zezë; u zbuluan gëzhojat, një bluzë e atentatorit që e kishte hedhur në një kosh plehrash… U analizuan kampionet e AND-së së gjetur në bluzën e autorit në një laborator kriminalistik në Zvicër dhe kjo provë shkencore vërtetoi katërçipërisht emrin atentatorit tënd. U angazhuan kolegë gjerma e italian, kërkuan në Gjermani, në Itali e kudo, ku kishte bredhur ky vrasës ordiner.

Ata e vlerësojnë dhe e dinë se ç’është të vrasësh një drejtor policie! Së fundmi ai u kap dhe e arrestuan. E arrestuan me prova të pakundërshtueshme, me akte ekspertimi shkencor, biologjik e balistik, me pamje të kamerave që tregonin lëvizjet e atentatorit mbrëmjen e ngjarjes, u ndërtua më së miri nga ish-kolegët e tu të pakët, që kanë ideal misionin e tyre fisnik, mbrojtjen e ligjit dhe rendit kushtetues, ndërtuan pra mekanizmin e asaj ngjarje makabre. U mbajt atentatori në hetim rreth një vit e dy muaj nga prokuroria. Kanë shkruar gazetat, mbushën faqe të tëra me interpretime e analiza e unë s’para i lexoja versionet pa fund e pa krye që shfaqeshin në faqet e tyre dita-ditës. Isha i neveritur. Por dua të dish që disa nga gazetarët më të mirë të kronikës, më të spikaturit, realistët, kurajozët nuk kanë hedhur baltë mbi ty, ishin në anën tënde dhe besonin në atë çka rezultoi në fund të hetimeve. Të kishin njohur mirë, Artan.

Këto ditë mësova nga bota jonë e të gjallëve se atentatori paska bërë një marrëveshje! Qenka dënuar me 10 vjet burg! (Ligji penal e kërkon nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm).U trondita shumë, po ashtu dhe familjarët e tu dhe gjithkush që të ka njohur. Familja e atentatorit që të mori jetën është marrë në mbrojtje dhe gjithçka ia siguron shteti. Kështu e thënka ligji, Artan! Ti e din, ligji është ligj e duhet zbatuar! Këtë marrëveshje e parashikoka Kodi i Ri i Procedurës Penale; paketë e re e reformës në drejtësi! Thonë me të madhe çdo ditë se këtë reforme e kanë udhëhequr amerikanët! Nuk kam dëgjuar kurrë që të vritet një drejtor policie në Amerikë e autori të mos dënohet me vdekje!

Askush nuk foli për rastin tënd, e ka parashikuar ky ligji i ri, dhe pikë. Më thanë, gjithashtu, se nuk ka seancë tjetër gjyqësore, as ankimim, as rishqyrtim. Është një vendim i formës së prerë, i marrë në një seancë të vetme gjyqësore, me marrëveshje! Gjithçka që themi tani është e kotë. Familjarët e atentatorit mund të jenë në plazh. E ka detyrim shteti t’u sigurojë jetën normale, me roje që paguhen po nga shteti dhe me të gjitha kushtet e një jete normale, të paguara nga taksapaguesit shqiptarë, sepse familjari i tyre ka vrarë një Drejtor Policie dhe për 10 vjet i bie të dalë nga burgu! Mund të dalë dhe për 5 ose 6 vjet për sjellje të mira! E parashikon ligji, Artan! Është dënuar me marrëveshje pas kuintave!

Familja jote nuk është e siguruar as me roje as me të ardhura nga shteti, dhe pensioni qesharak që iu takon fëmijëve, shpresoj të dalë, por akoma nuk është realizuar se ashtu janë procedurat, ç’të bësh! Kështu thotë ligji! Në labirintet e shtetit tim nuk mund të dalë në krye të së drejtës i ndershmi; del krimi, krimineli, dreqi dhe i biri!

Artan, të gjithë ish-kolegët e tu janë në ankth me këtë precedent, pasi gjithkush që mund të ketë fatin tënd (qoftë larg!) po prej cubash në prita e pusi, e pikërisht për shkak të detyrës,(mos ndodhtë kurrë më!), do ketë fatin tënd dhe të familjes tënde! Kur u vrave ti, i dashuri dhe i paharruari ynë, Kryeministri i vendit nuk e tha asnjë fjalë, as në ceremoninë mortore, as kur u dha versioni zyrtar që ishe vrarë për shkak të detyrës si Drejtor i Policisë Vlorë, e jo për “gjakmarrje” apo “hakmarrje” e as tani që atentatori u dënua me 10 vjet burg dhe as para ca ditësh që ishte në Lurë, aty pranë shtëpisë tënde në një dëgjesë publike për punët e “mëdha” te vendit që vetëm i reklamon, por kurrë nuk i bën. E prapë heshtje varri nga Kryeministri i vendit tim, i vendit tënd! Asnjë fjalë, Artan! Qëmoti, kur nuk kishte shtet dhe ligj në së vritej një shërbëtor i një agai, hakun nuk ia merrnin familjarët, por agai, për të cilin punonte shërbyesi. Dhe ti ishte një shërbëtor i shtetit e hakun ta mori shteti(!), ta mori me marrëveshje, Artan! Në marrëveshje me vrasësin! Një marrëveshje e turpshme, kapitulluese, shokuese për mbarë opinionin publik, për botën e të gjallëve dhe të vdekurve bashkë. Atentatori, kam mësuar se ka bërë më parë një marrëveshje për të të vrarë ty, marrëveshje kundrejt shpërblimit me para. Tashme ka bërë një tjetër marrëveshje me Prokurorin, për të shpëtuar me 10 vjet burg për veprën penale makabre që kreu, duke të vrarë.

Ti Artan nuk bëje marrëveshje, ndaj e pësove. Atentatori nuk u paraqit vetë në polici ose prokurori, për të treguar se ai ishte autori i vrasjes, të paraqiste pendesë dhe të kërkonte mëshirë. Jo, ai mezi u identifikua nga provat shkencore, mezi u vërtetua mekanizmi i vrasjes, mezi u arrestua e pas një viti kërkoi këtë marrëveshje turpi me shtetin, me Prokurorin që ka prokurën e shtetit për të mbrojtur interesat e tua dhe të fëmijëve tu. Kjo marrëveshje ishte e diktuar nga krimineli, e imponuar prej tij dhe ia arriti. Familjarët e tij tashmë janë të sigurt nën mbrojtjen e shtetit, ndërsa familjarët e tu nuk kanë asnjë mbrojtje e asnjë ndihmë nga shteti, as fëmijët nuk gëzojnë të paktën pensionin tënd, siç e parashikon ligji.

Ky është precedent që demoralizon, demotivon punën e strukturave të policisë dhe nxit dhe jep siguri krimit dhe kriminelëve.

Mos u çudit, Artan, dhe autori që vrau 4 oficerë policie në vitin 2009 akoma është në proces gjykimi… Po bëhen 10 vjet (një dekadë, Artan!) dhe akoma s’ka folur përfundimisht drejtësia. Mblidhen e derdhen togat e zeza, shtyjnë e pështyjnë njerëzit e ligjit, dridhen e përdridhen korifenjtë e drejtësisë së vendit tim, të vendit tënd! Kjo nuk ndodh askund në botë, por këtu te ne ka procedura e ato duhen zbatuar! Është bërë shtet, Artan. Kanë dalë e janë liruar nga burgu shumë persona të dënuar me burg të përjetshëm e dënime të rënda, e janë rehabilituar. Tashmë merren me biznes, me kanabis, me kokainë, me zgjedhje dhe fushata zgjedhore, me punësime në administratë, emërojnë drejtorë hipotekash, drejtorë doganash, tatimesh, edhe zëvendësministra e ministra! Janë punëmbaruar ata, Artan, se bëjnë marrëveshje. Po të kishe bërë marrëveshje, ti do të ishe në detyrë sot dhe fëmijët s’do ishin jetim në mëshirën e fatit.

Ka filluar Vetingu për të gjithë punonjësit e policisë dhe janë në një ankth të madh. Kjo ka marrë një rëndësi të madhe pasi iniciatori, drejtuesi dhe frymëzuesi i këtij procesi është vetë ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, udhëheqësi i reformës historike në drejtësi! Sikur është stopuar pak ky proces, se ka dalë një “problem i vogël”, krejt i parëndësishëm! Saimiri, ish-ministri është nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa Fatmirit i ka rezultuar vëllai i dënuar nga Gjykata e Lartë Italiane me 7.2 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Nuk di, Artan, se si do shkojë kjo punë! Nëse një punonjësi policie i gjejnë një foto ose takim të papërshtatshëm me një trafikant, si p.sh. me vëllain e Fatmirit, automatikisht duhet të largohet nga detyra. Kështu thotë një nga pikat e formularit 40 faqesh të Vetingut. Kanë vendosur procedura strikte ndaj janë në ankth të gjithë punonjësit e policisë, s’kanë faj, ligji është ligj e procedurat procedura! Kështu bëhet shtet! Vetingu në drejtësi vazhdon. Për një vit e kanë përfunduar Vetingun ndoshta 10 gjyqtarë e prokurorë. E po vazhdoi me këto ritme duhen 8 dekada që të shikojmë drejtësinë tonë “të vetinguar” plotësisht! E Kryeministri e ka refren përfundimin e plotë të Vetingut!

Prokurori, që bëri marrëveshjen me atentatorin tënd do shkojë para komisionit të Vetingut dhe do krenohet me rastin tënd, sepse, së pari, ka zbuluar vrasjen e një drejtori policie dhe, së dyti, është implemntuesi i dispozitave të reformës së re në drejtësi! Sigurisht, do ketë përparësi, pa dyshim që do vlerësohet nga komisioni i Vetingut! Kemi mësuar në histori se burrat e shtetit e të nderit, me sjellje dhe emër të mirë kanë bërë marrëveshje të ndritura në interes të kombeve e shoqërive që ju përkasin dhe mbahen mend në shekuj. Kjo marrëveshje turpi e prokurorit të shtetit tonë është e paimagjinueshme, e pakonceptueshme dhe krejt e pandershme për ata që i bëjnë dhe për shoqërinë që pranon këto turpe në emër të shtetit dhe të ligjit.

Vdekatarë jemi të gjithë në këtë botë, por kur ikën në atë botë me nder, prosperitet e dinjitet, të gjallët kanë ç’të thonë, kanë ç’të shkruajnë, kanë ç’të kujtojnë. Ti e mbylle me nder dhe ne shpresojmë të mos turpërohemi, Artan, deri sa të kemi frymën e deri sa të vijmë atje, në botën e paqtë. Thonë se burri ka kohë të turpërohet edhe pak sekonda para vdekjes. Këto soj burra shtetarësh që na drejtojnë sot, nuk e kanë këtë merak Artan.

KANADAJA LEGALIZON MARJUANËN, VENDI I DYTË NË BOTE DHE I PARI I G7-ËS

0

RAPORTON LAJMIN PËR FËMIJËT REFUGJATË, PREZANTUESJA SHPËRTHEN NË LOT

0

Kamp emigrantësh? Ministria e Brendshme sqaron: Nuk është në diskutim

0

Ministria e Brendshme ka sqaruar debatin në lidhje me ndërtimin e një kampi emigrantësh në Shqipëri.” Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë”, thotë ministria në një njoftim për mediat. Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se:

– Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë.

– Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete:“Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”. Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike humanitare emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri.

Gruaja që vrau burrin tregon në gjykatë se e keqtrajtonte

0

Violeta Danaj u shfaq sot në gjykatën e Kurbinit për vlerësimin e masës së sigurisë  tre ditë pasi vrau bashkëshortin e saj Kujtimin në tregun e Milotit. E penduar dhe me lot në sy 35 vjeçarja tregon motivin: Me keqtrajtonte dhe luante bixhoz. Ende nuk e beson pse shkoi deri aty sa të vriste babain e dy fëmijeve të saj. Gjatë seances për vlersimin e mases së  sigurisë jashtë ambjenteve të gjykatës kanë qenë të pranishëm dhe  familjarët e 35-vjeçares. Ata nuk kanë folur asnjë fjalë në lidhje me  krimin e rëndë, duke e kaluar gjithçka në heshtje. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës, 17 qershor, në tregun e Milotit. Nga hetimet e  deritanishme rezulton se në momentin e ngjarjes Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e  tij dhe ka qëlluar 4 herë ndaj 42-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen e  menjëhershme.  Çifti Donaj, prindër të dy fëmijëve, frekuentonin çdo fundjavë këtë treg, ku shisnin produkte të ndryshme dhe me të ardhurat e përfituara mbanin familjen. Dosja e saj do i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila heton krimet në familje.