Ballina Blog Faqe 9145

Plumb kokës shkodranit mekanik, u eliminua nga një vrasës profesionit për larje hesapesh

0

Mehdi Kavaja është 60-vjeçari i cili mbeti i vdekur ditën e djeshme në lagjen Tophanë, në qytetin e Shkodrës.

Në momentin kur ndodhi ngjarja ai ndodhej në servisin e tij të makinave duke riparuar doreza dyersh, kur një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar atë me pistoletë pas kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore u vërtetua se 60-vjeçari kishte një vrimë të thellë në kokë dhe brenda iu gjet një plumb.

Fillimisht u dyshua se ai kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale, si pasojë e një hemorragjie në kokë.

Vrasja e ndodhur në rrethana misterioze, sipas burimeve për policinë, mund të ketë ardhur nga disa konflikte që kanë të afërmit e tij prej vitesh, duke iu referuar kështu një larje hesapesh.

Sherri në komision, Salianji i shkul mikrofonin Veliajt, cilët ishin 3 deputetët e PS që mbrojtën kryebashkiakun

0

Është shoqëruar me tensione mbledhja e sotme e Komisionit të Medias, ku është kërkuar largimi i Erion Veliajt, pasi sipas Albana Vokshit, ai ishte i paftuar.

Ndërkohë më pas kanë qenë disa nga deputetët e PD, të cilët i janë afruar Veliajt për ta larguar me forcë, por 3 deputetët e majtë, Ilir Beqaj, Adelina Rista dhe Anduel Xhindi, nuk i kanë lejuar.

HOLLANDË, FURGONI PËRPLAS PJESËMARRËSIT E NJË FESTIVALI

0

Një furgon ka përplasur në një grup të vogël pjesëmarrësish në një festival në Holandë, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë, para se shoferi të largohej nga vendi i ngjarjes. Policia në provincën e Limburg thotë se autoritetet janë ende në kërkim të furgonit të bardhë ose të autobusit të vogël, disa orë pas përplasjes së parë të mëngjesit të së hënës pranë një kampi afër festivalit të famshëm “PinkPop” në komunën juglindore të Landgraaf. Incidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale. Autoritetet thuhet se po kërkojnë një Fiat Doblo me numrin 257 si pjesë e targës së tij holandeze. Policia nga Belgjika dhe Gjermania po ndihmojnë gjithashtu në kërkim. Disa raportime e përshkruajnë automjetin si një autobus të vogël të bardhë. Gjendja e tre personave të plagosur nuk dihet. Policët thanë se rruga ku ndodhi incidenti është mbyllur. Në një deklaratë në Tëitter, organizatorët e festivalit thanë se ishin “thellësisht të tronditur” nga incidenti. Koncerti tre-ditor tradicionalisht ndiqet nga dhjetëra mijëra fansa të muzikës dhe përfundoi vonë të dielën me një shfaqje nga Bruno Mars. Ndërkohë, autoritetet holandeze kanë hapur një hetim për këtë çështje. 

Rama deputetëve: Qytetarët kanë halle, mos u merrni me punësime

0

Pas një sërë takimesh dhe bashkëbisedimesh me qytetarët në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar. Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se kryeministri është i pakënaqur me ritmin e punës. Mësohet se ai i ka tërhequr vëmendjen deputetëve që të mos merren me punësime me mesazhe. Rama: Mos u merrni me punësime me mesazhe. Zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Kujdes me emërimet, ato të bëhen bazuar në anën profesionale, jo militante. Ai i ka kërkuar deputetëve që të shpërndahen nëpër zona dhe të jenë  sa më pranë qytetarëve.Rama: Qytetarët kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre? Bëni kujdes me taDrejtorët qesharak militante sjellin 10 vota, por heqin 10 çdo ditë duke bërë të pakënaqur njerëzit.

TËRMET 6.1 BALLË NË JAPONI, 3 TË VDEKUR, MBI 200 TË PLAGOSUR

0

Një tërmet i fuqishëm në Osaka të Japonisë ka vrarë të paktën 3 persona, përfshi një fëmijë, e ka lënë të plagosur më shumë se 200 të tjerë. Aeroportet në zonën e prekur u mbyllën për disa orë, ndërsa linjat hekurudhore u ndërprenë gjithashtu, sikurse edhe fabrikat ndalën punën prodhuese. Lëkundja me magnitudë 6.1 nuk ishte gjithsesi aq e fuqishme sa për të shkaktuar një alarm për cunami, ndaj dhe impiantet bërthamore pranë zonës vijuan të operonin normalisht. Japonia shtrihet në një rajon tejet të prekshëm nga tërmetet, ku shënohen gati 20% e lëkundjeve botërore me magnitudë mbi 6. Tërmeti i së hënës në Osaka ra pak përpara orës 8 të mëngjesit të së hënës, në veri të qytetit. Një vajzë 9-vjeçare mbeti e pajetë, pasi i ra sipër muri i shkollës. Një burrë i moshuar mbeti gjithashtu viktimë e rrëzimit të një muri, ndërsa një tjetër mbeti i bllokuar nën rrënojat e shtëpisë së tij. Atsushi Yokoi, një shkencëtar me banim në Ibaraki-shi, shumë pranë epiqendrës së tërmetit, tha për BBC-së se ishte në gjumë në momentin e lëkundjes. “Më zgjoi patjetër, ishte shumë i fuqishëm dhe zgjati për 5 sekonda”, tha ai, përpara se t’u telefononte familjarëve dhe miqve e më pas të shkonte në punë. Shumë njerëz u bllokuan në ashensorë dhe rrugët pësuan sërish disa gropa “thithëse”. Rreth 170 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa furnizimi me gaz iu ndërpre mbi 100 mijë shtëpive. Tërmeti me magnitudë 6.1 sipas shkallës matëse në Japoni, nga Shërbimi Gjeologjik amerikan u raportua si i magnitudës 5.3. Tërmeti preku edhe prefekturat e Kyotos, Naras, Hyogos dhe Shigas.

Dalin mesazhet per mashtrimet e Albana Çakshirit!

0

Gazetarja korcare Albana Cakshiri ka nisur nje fushate neper ekrane, portale dhe gazeta si e si te rikuperoj paksa imazhin e prishur te saj! Para pak ditesh publikuam mashtrimin e saj ndaj shume femijeve dhe prinderve ne qytetin e Patosit. Me ze dhe figure duket dhe degjohet qarte per ata qe kane sy e vesh. Albana zoteron nje “patente” aktiviteti qe askush nuk i’a di zanafillen dhe transparencen. Organizon disa miss dhe mister me mosha te minore dhe madhore. Troket ku te mund neper bashki mundesisht larg teritorit korcar ku “biografia” i njihet mire. Thith e grumullon financa nen dore e mbi dore nga drejtues bashkish si dhe prinder femijesh. Gjithmone per te mbushur xhepat e saj, por ajo “maske” mbrojtese perdor femijte. Ne keto aktivitete qellimi i saj i vetem eshte xhepi dhe vetem xhepi i saj. Keshtu ka bere ne Fier, Ballsh, Patos dhe shume e shume njesi vendore nga jugu ne veri.

Aktiviteti, grumbullimi i femijeve prej saj eshte thjesht fasade per xhvatje. U mer leke prinderve te femijeve, u premton evente jashte vendit ngre juri vleresimi.. Perfundimi: Askush nuk vendos per certifikim ne fund te “spektakleve” te cilat ajo i prezanton me popozitetin e nje mashtruesje te rendomte. Duke mos pasur as me te voglin inat personal me zonjen ne fjale edhe per faktin se kurre nuk e kam takuar apo te kem ndonje ferkim personal, publikova pak dite me pare ca “bema” te saj duke i’u referuar informacioneve te ardhura ne llogarine time nga prinder e femije te prekur nga “virusi” qe mban emrin Albana Cakshiri. Sot, po bejme me dije shume mesazhe prej njerezve te zhgenjyer dhe mashtruar nga gazetarja e ” dhemshur” per femijte, Albana Çakshiri.

 

Te perdoresh femijet per perfitim financiar duke i mashtruar ata eshte nje turp i ndeshkueshem! Te kerkosh te rregullosh imazhin e prishur duke bere veri, paguar apo servilosur disa ekraneve qe dhe ndoshta nuk i’a kane mesuar ende “biografine” eshte nje tjeter turp!! Ky lloj turpi i fundit eshte turp i radhes i gazetares nga Korca Albana Çakshiri!

Redaktuar nga: Greta Hoxha

Arrestohet deputeti grek, bëri thirrje në Parlament për grusht shteti

0

Deputeti grek i Agimit të Artë, Konstandinos Barbarusis u arrestua tre ditë pasi prokuroria greke urdhëroi ndjekje penale për të me akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Deputeti neonazist ka bërë thirrje në Parlament të premten për grusht shteti, duke kërkuar që ushtria të arrestojë Presidentin e Republikës së Greqisë dhe kryeministrin grek. Thirrja e tij është bërë gjatë një fjalimi me klithma urrejtjeje në Kuvend në ditën e dytë të diskutimeve për mocionin e mosbesimit që ka dorëzuar kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis, ndaj qeverisë Tsipras në lidhje me marrëveshjen që ajo ka arritur me Shkupin për emrin e Maqedonisë.

Barabarusis i ka shpëtuar një kontrolli të policisë greke që kishte urdhër-arresti për të, duke u larguar me shpejtësi mbrëmjen e së shtunës. Sot ai është arrestuar në lagjen Pendeli, pas një operacioni të antiterrorit grek dhe bashkë me të është shoqëruar në polici edhe një person që e strehonte.

SKANDAL: Zbulohet dokumenti! Rama hap një portal të ri…dhe harxhon 1 milionë USD

0

Pas hapjes së qindra portaleve në Shqipëri, kryesisht nga biznesmenë, politikanë dhe gazetarë anonimë, radha i vjen ekzekutivit.

 Tpz.al raporton se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do ndërtojë një portal për qeverisjen e hapur me publikun. Portali do të quhet “opendata.gov.al”, ndërsa do të jenë të atashuara rreth 40 institucione, të cilat do të publikojnë të dhëna.

Portali për qeverisjen e hapur, do të ndërtohet me një shumë që shkon deri në 837 milionë lekë të vjetra pa TVSh. Ndërsa me TVSH, shuma shkon deri në rreth 1 milionë USD. Sipas dokumenteve në Agjencinë e Prokurimit publik, qeveria është e angazhuar që të krijojë këtë portal, nisur edhe nga nënshkrimi i udhëheqësve të G8 në dokumentin “Open Data Charter”.

“Të dhënat e hapura mbështesin dhe inkurajojnë inovacionin dhe sigurojnë një përgjegjshmëri më të madhe për përmirësimin e demokracisë” – thuhet në këtë dokument.

Por përveç shumës së çmendur, emri dhe funksioni i këtij portali i është “vjedhur”, një projekti që vepron prej vitesh në Shqipëri, dhe ka kryesisht të dhëna për tenderët, pasuritë e zyrtarëve apo të dhëna nga thesari i shtetit.

Bëhet fjalë për http://open.data.al/, e drejtuar nga gazetarja Aranita Brahaj, e që prej disa vitesh ka ofruar për publikun transparencë mbi fondet dhe shpenzimet e thesarit të shtetit.

Po në dokumentin e tenderit thuhet se “Open Data” është një platformë në formë portali të hapur, që shërben për katalogimin e të dhënave nga institucionet qeveritare.
“Ky portal do të shërbejë për t’u dhënë qytetarëve akses në të dhëna qeveritare duke përdorur mjete informatike moderne për: shfletimin e të dhënave qeveritare, vizualizimin e te dhënave qeveritare, analizën e të dhënave qeveritare, shkarkimin e të dhënave qeveritare në formate të ndryshme, publikimin e të dhënave qeveritare nga sisteme të ndryshme qeveritare në kohë reale dhe sigurimin e besueshmërisë në të dhënat qeveritare.” – shton dokumenti.

 

Nuk dihet nëse kjo është një përpjekje reale e qeverisë për transparencë, apo është thjesht një mekanizëm propagande, që pritet të dështoj si shumë inciativa të tjera të qeverisë. Kujtojnë këtu që portali Transparenca.al u mbyll ndërsa një tjetër iniciativë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, Shqipëriaqëduam.al po shkon drejt dështimit./tpz.al

‘I ke reklama këto…’/ Rama debaton me dibranin: S’ke punuar një ditë në jetë…

0

I ulur në mes të një lëndine me lule, kryeministri i vendit Edi Rama ka prezantuar për banorët e Lurës projektin “100 fshatrat”, por premtimet e tij kanë hasur në skepticizmin e dibranëve.

Ata kanë qënë të mendimit se politikanët vetëm flasin e bëjnë premtime por për banorët nuk është i prekshëm asnjë prej projekteve.



Një djalë i ri, gjatë fjalës së tij i tha kryeministrit se i kishte reklama gjithë sa thoshte, duke shtuar se për këtë zonë rruga ishte domosdoshmëri. Në përgjigje, kryeministri e ftoi të mësonte më shumë, por nuk ngruroi të dalë në përfundimin se i riu nuk kishte punuar asnjë ditë, e nuk dinte se çfarë ishte puna.

Dibrani: Rrugën ta bësh nga Rrësheni, jo nga Dibra. Se nga Rrësheni lidhemi më shpejt me Tiranën

Rama: Po ku të duash ti

Dibrani: Jo ku të duash ti, se të njoh i ke reklama të gjitha këto. Ka ardh ministri jot Lefter Koka para ca vitesh dhe premtoi projekt për rehabilitimin e rrugës, ishte projekt 4 milion euro, hodhi 4 kamionë me zhavorr dhe iku

Rama: Të flas unë tani?

Dibrani: Po, fol

Rama: Dorëzo mikrofonin se e kam unë radhën. Këto milionat e eurove i keni bërë si kokrra fasulesh. Nuk ekziston një projekt i tillë. Unë nuk thashë do t’i bëjmë të gjitha edhe rrugën thashë nuk do ta lëmë pa bërë. Sa për premtimet e mia unë i mbaj që ç’ke me atë punë. Ti kujton se e the, u bo se nuk ke punuar asnjë ditë në jetën tënde. Nuk e di ca është puna ti. Kështu si ty thoshin edhe për rrugën e Arbrit. Unë thashë e nisim nga gjërat që kemi mundësi. Patjetër që ti di më shumë, e unë më pak. Por ti ato që di si di të sakta, unë aq pak sa di i di të sakta. Mëso më shumë që kur të flasësh të thuash gjëra me më shumë kuptim.

Shqiptari kapet në flagrancë, varte drogën në pemë

0

Një 20-vjeçar shqiptar, me inicialet A. B., është arrestuar nga karabinierët dje në mbrëmje në Pistoia, për posedim droge në limitet e shitjes.

Disa banorë kishin sinjalizuar praninë e një pakoje të çuditshme në varur në një pemë në një park publik.

Karabinierët që shkuan në vendngjarje kontrolluan pakon dhe panë se ishte një sasi mbi katër kile hashash e ndarë në pako më të vogla.

Karabinierët mbikëqyrën zonën për të parë se kush do të vinte për të marrë pakon e varur në pemë.

Rreth orës 22:00, aty u afrua 20-vjeçari që u përpoq ta merrte, por u kap në flagrancë.