Ballina Blog Faqe 9147

Gjonaj: Të përshpejtohet vettingu për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë

0

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka kërkuar përshpejtim të procesit të vettingut për të krijuar sa më shpejt institucionet e reja të drejtësisë.

Ministrja tha se vetëm me ngritjen e KLGJ dhe KLP do të futet në rrjedhën e duhur mirëadministrimi i drejtësisë dhe sistemit gjyqësor.

Gjonaj: Pa mbështetjen sa politike po aq dhe teknike të ambasadorëve të BE, ShBA, Gjermanisë, Austrisë, Holandës etj dizenjimi dhe miratimi i reformës në drejtësi do të ishte tepër i vështirë. Kemi përfunduar një pjesë të mirë të rrugëtimit. Tashmë ndodhemi para sfidave të reja për zbatimin e kësaj reforme. Përpjekjet e shkaktuara nga kundërshtarët e reformës do të mbeten vetëm përpjekje të dështuara dhe vështirësitë e hasura nuk duhet të na frikësojnë.

Procesi i rivlerësimit kalimtar ka prodhuar rezultatet e para të ndjeshme për vetë sistemin dhe qytetarët shqiptarë. Shumë shpejt pritet të përfundojë rivlerësimi i listës prioritare së gjyqtarëve dhe prokurorëve.Ritmi i procesit të vettingut duhet të përshpejtohet nga institucionet e përfshira në këtë proces për të bërë të mundur ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë sa më parë.

Me ngritjen e KLGJ dhe KLP futet në rrjedhën e duhur mirëadministrimi i drejtësisë dhe sistemit gjyqësor. Këto procese nuk mund të përfundohen vetëm dhe nuk duam ti përfundojmë vetëm.

Sfida jonë, tha Gjonaj, ka të bëjë me jetësimin e reformës në drejtësi.

Ministrja theksoi se Qeveria ka jo vetëm vullnetin politik por ka treguar angazhimin konkret në mbështetjen ligjore, financiare dhe infrastrukturore që i është dhënë zbatimit të reformës në drejtësi.

SHÇBA: Policia s’ka përgjegjësi për ngjarjen në “Don Bosko”

0

Efektivët e policisë së komisariatit numër 3 në Tiranë nuk kanë asnjë përgjegjësi për ngjarjen e rëndë në “Don Bosko” me 8 qershor, ku Xhafer Mata vrau me armë zjarri -vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe më pas veten.

Në këtë konkluzion ka arritur Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pas marrjes në pyetje të gjithë efektivëve të cilët kanë trajtuar konfliktin mes 2 të rinjve.

“Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë. SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kryqrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj. Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja XH.Ç. për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë rregjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin”.

SHÇBA e faturon përgjegjësinë tek Prokuroria që sipas tij pas kallëzimit nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore.

Ndërkohë shton se Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga shtetasja Xh.Ç., pas kallëzimit të datës 07.05.2018.

“Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën”.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të pritur çdo ankesë apo informacion për shkelje të konstatuara nga punonjës të Policisë, duke rikujtuar numrin ku mund të denoncohet falas 0800 90 90.

Më 8 qershor gjimnazistja Xhuljeta Çuni u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete nga Xhafer Mata, i cili më pas vrau veten.

Më 7 maj të këtij viti vajza kishte denoncuar Matën për përndjekje, por disa ditë më vonë, më 21 maj, edhe 31-vjeçari kishte bërë një kallëzim penal për Çunin më 21 maj, ku pretendonte se ajo i kishte marrë një shumë monetare në paund.

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, Ivanov braktis takimin me Zaev

0

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov, mëngjesin e sotëm dorëzuan marrëveshjen në Presidencë për zgjidhjen e çështjes së emrit te presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.
Takimi zgjati vetëm dy minuta, pasi Ivanov braktisi takimin duke mos pranuar as të njoftohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe paralajmëroi se gjatë ditës do te paraqitet ne konferencë për shtyp dhe të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij.Ndërkohë nga Qeveria u bën thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale, dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.“Askush nuk ka të drejtë të pengojë të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në një reagim të qeverisë menjëherë pas refuzimit të Zaev nga presidenti. Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për emrin, nga dje Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Fernando Hierro konfirmohet trajner i Spanjës

0

Fernando Hierro do të jetë trajneri i ri i Spanjës. Lajmi vjen pas shkarkimit Julen Lopetegui 1 ditë para nisjes Botërorit, pasi ky i fundit firmosi kontratë si trajneri i Real Madrid. Hierro ka marrë përgjegjësinë për ekipin kombëtar spanjoll dhe do ta drejtojë në Kupën e Botës. 50-vjeçarit iu kërkua që të hiqte dorë nga roli i tij si drejtori sportiv i kombëtares për ta marrë përsipër si trajner në Botëror. Lopetegui nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me Real Madrid vetëm dy ditë para fillimi të eventit sportiv më të madh, ku Spanja përballet me Portugalinë.

Durrës, 20 vjeçari mbytet në plazhin e Currilave

0

Një 20 vjeçar është mbytur në plazhin e Currilave në Durrës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:50 minuta të ditës së sotme. Viktima i identifikuar me inicialet E.L ishte banues në Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, informon policia e Durrësit.

Rama: Në korrik përfundon studimi për Tiranë-Durrës, aks rrugor me pagesë

0

Kryeministri Edi Rama foli nga Durrësi për projekte të rëndësishme infrastrukturore që janë pjesë e Paketës së Rindërtimit. Duke u ndalur tek autostrada Tiranë-Durrës, Rama tha se studimi që po kryhet për rindërtimin dhe zgjerimin përfundon në korrik. Por edhe rruga e vjetër për në Durrës, ajo Tiranë-Ndroq-Plepa do të rindërtohet.

“Rrugët kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura më në vijimësi. Po Tiranë-Durrës nuk është një rrugë që meriton thjesht mirëmbajtje, po tani ka domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të korrikut ku duam të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues me pagesë. Ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi të rëndësishëm të degraduar për kaq shumë vite, Tiranë- Ndroq-Plepa që hap prespektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agorturizmit ku ka shenja të para dhe peisazhe e potenciale të jashtëzakonshme për agroturizmin”, tha Rama duke përmendur dhe projekte të tjera të rëndësishme si Kashar-Thumanë, Kavajë-Rogozhinë etj.

Kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja kalon vettingun, avokati akuza të forta ndaj KPK

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i cili ne kete menyre e kalon vettingun.

Dedja nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme por u përfaqësua nga avokati i tij, Maksim Haxhia, i cili kishte paraqitur dy kërkesa, që nuk u morën parasysh.

Pavarësisht kësaj, trupa gjykuese e perbere nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine vendosi që ta konfirmojë Dedjen ne detyre.

“Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash konfirmin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja me funksion gjyqëtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese”.

Avokati Maks Haxhia, pas vendimit, nuk i kurseu kritikat ndaj relatores së Çështjes, Xhensila Pine, që kishte konkluduar se Dedja kishte paqartësi dhe para të pajustifikuara në deklaratat e pasurive.

Deklarata nga Maks Haxhia:
Nga verifikimet tona rezultoi se ka një fakt, që Mensur Dedja apartamentin që e ka blerë 40 mijë euro e ka vënë kolateral për nipin e vet në bankë që tregon se ka pasur financa për këtë. Ai që ka parë emrin e Mensurit është gezuar, e nuk ka avancuar në verifikim që ai ka marrë kredi apo si.

Ne kur bëmë kërkesën i bëmë prezent trupës se ishte e habitshme për atë fakt, pasi detajet na u vunë në dispozicion, dhe ai bën prapsime, kjo nuk ishte vënë, që do të thotë që në këtë pikë ka ceduar. Është një rast sporadik nuk mund të them që cenohet procedurat e komisionit, duket të shpërbeje që të hetohet.

Haxhia shtoi më tej se mungesa e një hetimi të thelluar ka cënuar figurën dhe personalitetin e gjyqtarit.

Deklarata nga Maks Haxhia: Ky rast nuk është shqyrtuar në dokumentacion dhe nuk ishte bërë prezent sipas procedurave. Ky rast duhet të shërbejë që të mos mjaftohet me një të dhënë e cila patjetër duhet të hetohet dhe shkohet deri në fund.

Një kolateral, duhet të shikosh në favor të cilës bankë është vënë, në favor të kujt kredie dhe të kujt subjekti. Mund të vë dhe unë kolateral por mund të vë dhe për njerëzit dhe të afërmit e mi.Është një rast sporadik. Më erdhi keq se u cënua në publik figura dhe personaliteti që për mua është një nga personalitetet më korrekte të sistemit të drejtësisë, zoti Dedja.

Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha janë të vetmit nga Gjykata Kushtetuese që kanë kaluar me sukses procesin e Vettingut.

Më parë nga Gjykata Kushtetuese u shkarkuan për mosjustifikim të pasurive, anëtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, ndërsa ka dhënë dorëheqje Besnik Imeraj përpara nisjes së procesit.

Ndërsa i fundit që ka mbetur pa kaluar në “filtra” është Gani Dizdari.

U masakrua për vdekje, familjarët e Anxhela Meçanit: Iku në Itali me një djalë, të vendoset drejtësia

0

Familjarët e Anxhela Meçanit, vajza e cila u dhunua dhe më pas u hodh nga dritarja e një automjeti në lëvizje në Itali, duke i shkaktuar vdekjen, kanë reaguar për ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë për gazetarin Evis Kuçi e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ ata kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes. Mes dhimbjes që i ka pushtuar për humbjen e vajzës së tyre, familja Meçani ka një tjetër hall të madh, pamundësinë për të sjellë trupin e 20-vjeçares nga Italia në Shqipëri.

Po ashtu ata tregojnë se vajza kishte ikur në Itali me një djalë shqiptar dhe më pas atje ishte martuar me një italian.

Babai i vajzës, tregon momentet e dhimbshme se si e kishin marrë vesh lajmin tragjik.

Si e morët vesh vdekjen e vajzës tuaj?
E morëm vesh nga televizioni dhe interneti. Vajza e pa dhe më njofton se emri i motrës së saj ishte në internet dhe se vajza ishte vrarë. Shkova në Polici, dhe më morën disa të dhëna. Ata e nxorën në sistem atje që vajza kishte ikur në 17 dhjetor, pasi kisha dalë nga Spitali. Mora kontakt me ambasadën shqiptare n Itali. Më thanë se vajza ishte vrarë në Torino dhe se duhet të tërhiqnim trupin. Por ne nuk kemi mundësi financiare.

Burri i shqiptares që u hodh e vdekur nga makina në Itali: Ajo nuk e meritonte këtë fund

0

U rrah barbarisht dhe më pas u hodh nga një makinë në ecje në rrugët e Torinos. Anxhela Meçani, prostituta 20-vjeçare me origjinë nga Shqipëria vdiq në spital, ku shkoi në gjendje kritike për jetën. Ishte një shofer që e gjeti vajzën në rrugë dhe për rastin po heton policia e Piemontes.

E reja kishte jetuar për disa vite në Ravenna, megjithatë ajo rezultonte banore atje që prej Majit, pas martesës me një italian.

Pikërisht në Ravenna, në një apartament në rrugën Cairoli jeton ende Massimiliano, bashkëshorti i saj me origjinë nga Lecce, me të cilin po ndahej.

“Nuk dija asgjë. Unë dhe Anxhela ishim ndarë prej disa muajsh. Ajo kishte ikur nga shtëpia, kishte marrë këtë vendim dhe unë e kisha respektuar”.

Meçani, përpara se të transferohej në Piemonte duket se kishte jetuar disa vjet në Ravenna. Me Massimilianon, shumë më i madh në moshë se ajo, ishte njohur në një lokal, në vitin 2015.

Nga një flirt i thjeshtë, marrëdhënia e tyre ishte bërë e rregullt. U kurorëzua me një martesë Shkurtin e shkuar, por që mori fund në pak javë. Në Maj ajo kishte ikur. Bashkëshorti rendit disa arsye për fundin e kësaj martese, sherre për shkaqe sentimentale, por edhe për faktin se ai lëvizte kudo që gjente punë, ndërsa ajo nuk e pranonte diçka të tillë.

“Erdha këtu për punë, hapa një kompani të re, por nuk shkoi mirë. Tani punoj si kuzhinier sezonal”, tregon burri për mediat italiane.

Pasditen e së hënës, Massimiliano telefonoi partnerin e ri të 20-vjeçares, pa ditur asgjë se çfarë kishte ndodhur. “Më tha vetëm që nuk mund të fliste, që ishte në polici dhe se e kishin vrarë”.

“Fillimisht mendova një aksident. Ishte prostitutë? Jo për sa kisha unë dijeni. Kur rrinte me mua në Ravenna, nuk kam kuptuar kurrë asgjë. Pas kësaj nuk di se çfarë mund të ketë bërë”, thotë Massimiliano, ndërsa më pas shton: “Ishte një vajzë gjithnjë e qeshur. Nuk meritonte këtë fund, ishte kaq e re…”

Ndërsa duke iu referuar vrasjes së mundshme, ai thotë se kushdo që ka bërë diçka të tillë është një fundërrinë. “Mund të zihesh, por nuk mund të arrish të vrasësh dikë në atë mënyrë. Vetëm mendimi për t’i bërë keq dikujt është prej injoranti dhe barbari. Për fat të keq kjo shoqëri po shkon drejt kësaj rruge…”

Anxhela kishte mbushur 20 vjeç në Mars. Ajo kishte me vete vetëm një celular dhe një fotokopje të dokumentit të identifikimit. Në polici ekziston vetëm një fotografi e saj, pjesë e dokumenteve për kërkesën e bërë për lejen e qëndrimit.

Ndërkohë në Torino policia ka marrë në pyetje disa persona të lidhur me viktimën, në përpjekje për të krijuar një identikit të autorit të mundshëm të vrasjes së saj

Kotzias: Kemi zgjidhur të gjitha problemet, mbështesim anëtarësimin eShqipërisë në BE

0

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias gjatë një interviste në televizionin grek Kontra Channel deklaroi se tashmë janë zgjidhur të gjitha problemet mes Tiranës dhe Athinës. Duke folur për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kotzias u shpreh se vendi i tij do te mbështesë plotësisht çeljen e negociatave te anëtarësimit per Shqipërinë.

“Në Samitin e Qershorit pasi të kemi të miratuara çështjet nga parlamenti i Shqipërisë, ne do të japim okay-n tonë , me gëzimin tonë më të madh që të marrin rrugën europiane. Kemi zgjidhur tashmë të gjitha problemet, ne duhet të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane.

E para sepse jemi miq dhe nuk mendojmë në kurriz të tyre dhe nuk jemi një vend që duam tua vështirësojmë gjërat, dhe e dyta sepse ne duhet të formojmë një kurs të përbashkët sot në mënyrë që vendet e Ballkanit të jenë në të ardhmen në Bashkimin Evropian.”

Kryediplomati grek foli dhe për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë duke i cilësuar si tepër të rëndësishme vendimin e dy kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran zaev. Shefat e qeverive te dy vendeve pritet te vulosin kete te marte ceshtjen e emrit.